Administrata e kuvendit i mbyll mikrofonin Tabakut përballë Ramës, Kryeministri shmang përgjigjet...

Administrata e kuvendit i mbyll mikrofonin Tabakut përballë Ramës, Kryeministri shmang përgjigjet e drejtëpërdrejta

59
0
Shares

Teknika e Kuvendit i mbyll mikrofonin Kryetares se Komisionit Hetimor, per t’i lene hapur mikrofoni Kryeministrit Rama gkatë dëshmisë së tij.

Tabaku kërkon marrjen e masave qe mikrofoni i saj t’i lihet hapur sic e parashikon rregullorja.

Pyetje -përgjigje:

Tabaku: Procedurat per Inceneratoret jane ne shkelje. Rama e quan lajthitje ne objekt.

A keni pasur dijeni qe tre impiantet e mbetjeve jane financuar me buxhetin e shtetit, me paratë publike?

Kur te hapim një komision hetimor për Bushatin, do diskutojmë të gjitha.
Sot po diskutojmë për impiantin e mbetjeve te Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.

Une ju kuptoj se çfarë ju kane thene. Por kane dëshmuar këtu se kane marre mbështetjen përmes transfertes se pakushtëzuar.

Tabaku e pyet 3 here: Z. Rama, cfare eshte ligji per ju?

Rama qesh dhe nuk pergjigjet.

Tabaku: Cili eshte perkufizimi i ligjit per ju?

Rama serish nuk pergjigjet.

Tabaku: 100 mln euro jane paguar nga buxheti i shtetit.
35 miliome per Inceneratorin e Tiranes dhe diferenca per Elbaanin dhe Fierit.

Jorida Tabaku: A jeni ne dijeni qe deri me sot jane financuar 100 mln euro per inceneratoret?

Ju lutem te leme retorikën dhe propagande, se me “tym plehrash” dhe me “mbetje inceneratori” na ka detyruar te mbledhim kete Komision Hetimor per te cilën sot nje ish ministër ndodhet përpara organit te akuzës.

Kur une i referohem procedurave ne shkelje i referohem njoftimit te organit te akuzës ne dy pikat e para te cilat ,procedurat per dhënien e kësaj kontrate, te Elbasanit janë ne shkelje. Pika e trete njëkohësisht i referohet pastrimit te parave.

I referohem dokumenteve zyrtarë te institucioneve te cilat janë apo s’jane ne varësi tuaj por janë dokumente te këtij shteti shqiptar.

Z.Rama kontratat e dy inceneratoreve, djegësve te mbetjeve ne qytetin e Elbasanit dhe te Fierit dhe kontrata e djegësve te mbetjeve te qytetit te Tiranes qe deri me sot marre nje pagese 35 mln euro nga buxheti i shtetit, ne nje forme financiare te përcaktuar nga ligji, nëpërmjet transferte e pakushtëzuar, te paguara nga institucionet e shtetit shqiptar.

A jeni ne dijeni qe deri me sot jane financuar 100 mln euro?

Jorida Tabaku: 100 milione euro kane filluar per pagesat drejt koncesionarit. Rama nuk pergjigjet.

Thesari i Shtetit, por njëkohësisht buxheti i shtetit nga viti 2014 ne forme kumulative, sipas pagesave qe ju sapo thate (buxheti i shtetit pagese 30.6mln euro per Elbasanin, 24.7 mln euro per Fierin); per qytetin e Tiranës ka bere nje volum pagesash prej 35 mln eurosh e cila ka shkuar ne formën e transfertes se pakushtëzuar, por edhe forma te tjera drejt këtij koncensionari.

Qyteti i Durrësit ka filluar pagesat per koncensionarin e Tiranës.

Qyteti i Kavajës ka filluar pagesat per koncensionarin e Kavajës.

Disa prej bashkive te qytetit te Elbasanit kane filluar pagesat për transportin te mbledhura pagesa te mbledhura ne menyre komulative, pagesa e thesarit te shtetit, buxheti i bashkive dhe pushteti lokal ne tre kompani koncensionare janë ne total 100 mln euro, ne dokumente zyrtare te shtetit.

• Jorida Tabaku: Jeni ne dijeni se buxheti i shtetit vazhdon dhe paguan per inceneratorin ne qytetin e Fierit, por njëkohësisht edhe ate te qytetit te Tiranes, pavarësisht se këto jane duke u gjykuar? Rama – Po jam ne dijeni.

Tabaku: Ashtu siç e pranuat edhe ju i ndiqni te gjitha projektet. Kujdeseni qe ato te përfundojnë.

Kujdeseni qe ato te zbatohen.

Ndaj pyetja ime a keni dijeni per procedurat jane te njëjta nga i njëjti grup administratoresh?

A jeni ne dijeni qe organi i akuzës ka hapur nje hetim per çështjen per te cilën eshte ngritur ky komision hetimor?

A jeni ne dijeni qe buxheti i shtetit vazhdon paguan per inceneratorin ne qytetin e Fierit, por njëkohësisht edhe ate te qytetit te Tiranes, pavarësisht se këto jane duke u gjykuar? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY