Komisioni hetimor, Agaçi pyetet për shkeljet edhe pse u lajmërua nga Agjencia...

Komisioni hetimor, Agaçi pyetet për shkeljet edhe pse u lajmërua nga Agjencia e Prokurimeve

48
0
Shares

Në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit, deputetja Jorida Tabaku tha se Engjëll Agaçi ka kaluar nje akt/procedurë të paligjshme. Agjesia e Prokurimeve Publike i bëri të ditur shkeljen, por Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë nuk ka marrë asnjë masë.

Pyetje-përgjigje nga dëshmia e Agaçit:

Jorida Tabaku: Ne Këshillin e Ministrave ka kaluar nje akt per miratimin paraprak per miratimin e nje kontrate per te cilën ne nuk kemi asnjë dijeni qe ka filluar nje procedurë. Nuk ka asnjë njoftim askund qe ka filluar nje procedure. Ky eshte shqetësimi, por ju na e sqaruat per rolin e Keshillit te Ministrave dhe na sqaruat qe pati nje vendimmarrje unanime ne Keshillin e Ministrave, megjithëse nuk ka filluar asnjë procedure e tille. Keni miratuar paraprakisht fondet per nje kontrate thoni por nuk kemi asnjë akt ne gjykimin e tim, per sa i përket autoritetit kontraktues per shpalljen e një negociate te tille. Akti per shpalljen e financimit eshte kompetence e Keshillit te Ministrave apo e Ministrisë se Financave, ne kuptimin e ligjit Nr. 125 te koncesioneve por njëkohësisht edhe te vendimit Nr.575 ne zbatim te këtij ligji?

Engjëll Agaçi: Vendimmarrje kalon ne dy faza per financimin e kontratave ose per çdolloj financimi qe kërkohet nga buxheti i shtetit. Eshte e gjithë procedura qe zhvillohet ne Ministrinë e Financave ne raport me dokumentacionin dhe autoritetin kontraktues dhe ne rastin ne fjale, e përsëris, ky financim per ndërtimin e impiantit te menaxhimit te mbetjeve urbane ne qarkun e Elbasanit ishte parashikuar qysh ne nëntor ne PPA 2015-2017.

Me vone filloi procedura prap mes MF me autoritetin kontraktor, ku z.Cani e shpjegoi dhe dua te konfirmoj te gjithë deklaratën e z.Cani. Thene kjo, vjen miratimi paraprak per financimin e kontratës dhe çfarë ndodh?! Autoriteti kontraktor paraqet draft projektin per shqyrtim dhe miratim ne KM. ne baze te ligjit 125 te vitit 2013 per koncesionet dhe PPP-te, neni 42, pika 2 nje detyrim i tille financiar miratohet nga KM me kërkesën e autoritetit kontraktues.

Jorida Tabaku: Jeni pjesërisht i sakte. Eshtë miratuar buxheti i shtetit ne tetor te atij viti dhe nuk e ka pasur projektin e inceneratorit te Elbasanit te përfshirë ne te. Menjëherë pas nje muaj, edhe pse buxheti ishte parashikuar dhe z.Koka nisi nje procedurë te pamiratuar, është miratuar programi buxhetor afatmesëm ku i vetmi ndryshim ne kete ze te ministrisë, ishte miratimi i kontratës financiare. Dhe miratimi i kontratës për financimin e Elbasanit shfaqet menjëherë pas një muaji pasi ka ardhur kërkesa e pare nga z.Koka.

Buxheti i shtetit sapo ishte miratuar. Inceneratori i Elbasanit nuk ishte parashikuar, sikurse iu referuat edhe ju z.Cani, buxheti u ndryshua dhe u miratua dhe u përfshi ne programin buxhetor afatmesëm.

Programi buxhetor afatmesëm nuk eshët detyrues per ju, eshte orientues. tavanet e programet buxhetor afatmesëm jane orientuese dhe jo detyruese. nuk do te thotë se keni miratuar ne programet buxhetore afatmeserm nje detyrim qe e bete vetëm sepse erdhi si kewrkese e z.Koka.

Ne te gjitha rastet e tjera te kontratave koncensionare per inceneratorin e Fierit dhe Tiranes, nuk ka pasur miratimin e sigurimti paraprak. Ne rastin e Fierit dhe Tiranes kemi patur VKM te ndryshme, vetëm per Elbasanin kemi nje vendim miratim te financimit paraprak. ne Fier jeni mjaftues me miratimin e z.Ahmetaj.

Kemi nje dopio standard. ndaj dhe deklarata e mëparshme, nuk eshte e vertete plotësisht.

Pjesë nga dëshmia në Komision:

Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo!Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!
a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY