Berisha në Shkodër: Fati i keq i PD ishte se për 8...

Berisha në Shkodër: Fati i keq i PD ishte se për 8 vjet pati një kryetar të dobët

54
0
Shares

Nga takimi me banorë të zonave Rrethina, Shalë, Shosh dhe Pult në Shkodër, lideri historik i PD, Sali Berisha, ndërsa kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, tha se ishte fati i keq i PD që për 8 vite pati në krye një politikan të dobët.

Fjala e Berishës në takimin me votues të Shkodrës në Rrethina:

Kam nderin dhe kënaqësinë që vij sot te ju me kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, për të kërkuar mbështetjen tuaj, votën tuaj besimin tuaj. Duke ju garantuar se Bardh Spahija do të jetë një shërbëtor i juaji, me dhuntitë e tij, me humanizmin e mjekut, me formimin, me trashëgiminë e vuajtjes që ka, pasardhës i një njeriu që deshi kaq shumë Shkodrën, Dukagjinit, Rrethinat doktor Ali Spahisë. Do të jetë pra një kryebashkiak, që do të punojë së bashku me ju për ndryshimin për mirë, të kushteve dhe jetesës suaj, kudo që ndodhen banorët e Shkodrës në të gjithë territorin. Miqtë e mi, Shkodra është një rreth me potenciale të jashtëzakonshme.

Një rreth me bukuri më të rrallat që mund të ketë, një rreth që kombinon të gjitha pasuritë e mëdha natyrore, llojet e turizimit, alpet, ujrat, fushat, gjeninë krijuese të qytetarëve të saj. Shkodra, në 30 vite ka qenë në krye të përpjkejes së shqiptarëve për përparim, begati dhe zhvillim. Kësaj radhe vota e Shkodrës, firma e qytetarëve të këtij rrethi për Bardh Spahinë, është gjithashtu një firmë shprese për të gjithë shqiptarët. Ne, ju e dini,jemi në një revolucion, me anë të të cilit ne synojmë, të sjellim lirinë për shqiptarët, dinjitet për shqiptarët. Jemi në një revolucion të cilin e filluam duke zgjedhur përfaqësuesit që ju doni me votën tuaj të lirë.

Primaret i premtuam dhe i realizuam, dhe ju garantoj se nuk ka forcë të na pengojë që vota juaj vullneti juaj të jetë përcaktues për zgjedhjen e të gjithë këshilltarëve, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë. Në Shkodër dhe në Shqipëri, nuk do mundet kush më kurrë tju diktojë se kush do jetë kryetar partie, deputet apo kryetar Bashkie e këshilltar. Jo do jeni ju. Sepse ju keni formimin politik dhe të gjithë anshëm për të bërë zgjedhjen politike dhe nga të gjitha drejtimet drejtuesit tuaj. Por, nga ana tjetër zgjedhja që do bëni e mban të zgjedhurin të lidhur me ju, ju detyrohet ju, dhe kështu duhet.

Ky pushtet bëhet më i fuqishëm, më efiçent më transparent, ndaj dhe ne jemi të vendosur që pas këtyre  zgjedhjeve të vazhdojmë betejën tonë jetike për të ardhmen e lirisë dhe të vendit. Jetike sepse çfarë ka ndodhur këto tetë vite ajo që është dhunuar më shumë është vota, është liria juaj, është dinjiteti. U vendosën si vello e zezë mbi votuesein shqiptar sistemi i patronazhistëve. Ata që janë të moshura nuk e kanë harruar këtë sistem, që përdorte gjerësisht diktatura për të terrorizuar njerëz para votimeve. Vota u dhunua pasivisht nga blerja, nga bandat, nga kërcënimet, nga pushimet nga puna, nga marrja në punë në kundërshtim me rregullat. Pra, ne kemi zhvilluar votën se jemi të bindur se ajo është zemreku i lirisë, i dinjitetit njerëzor dhe i përparimit të çdo shoqërie. Ne kërkojmë votën me 6 mars në Shkodër dhe të gjitha bashkitë për të mbjellë shpresën së bashku. Kudo që shkoj unë gjej komunitete të shkretuara. Të rinjtë mungojnë. Isha në Ana e Malit dhe një pensionist me thotë se une ngrihem në mëngjes (e kishte shtëpinë në krye të fshatit) dhe nga të gjithë këto shtëpi që sheh dy apo tre orej tyre nxjerrin tym, të tjerat janë të heshtura. Një tjetër në Durrës sipërmarrës shumë i mirë, demokrat, kishte krijuar 300 vende pune, 3 reparte dy i kishte vulosur dhe mi tregoi. Skishte punëtorë, të rinjtë ikin. E njëjta gjë ndodhte me një fermer në Hysgjokaj të Lushnjës “Doktor investova çfarë kisha, ndërtova një serë moderne, por më ikin puntorët, ikin të rinjtë. Po vazhdoi kështu për gjashtë muaj do t’a mbyll, smundem më”. Kudo një situatë e krijuar absolutisht me qëllim për të shkretuar dhe larguar shqiptarët nga Shqipëria.

Po pse do thoni ju me qëllim?

Në këto tetë vite, në rast se çmimet janë rritur mbi 30%, rrogat jo që nuk janë rritur por në raport me çmimet kanë pësuar ulje po kaq. Tetë vite më parë, ne arritëm të kemi rrogën mesatare më të lartë në rajon. Më të lartë se Serbia, Rumania, Mali i Zi Maqedonia e me radhë. Sot Mali i Zi ka rrogën mesatare dy herë më të lartë se ne. Kosova ka rrogën mesatare 30% më të lartë se ne. Dhe tjetra, në vitin 2013 borxhi ishte 62.4%, sot borxhi është 103%. Ku shkuan? U shndërruan në rroga e pensione? Jo. U shndërruan në vepra? Ja ku e keni veprën në Theth, me financa të garantuara, me projekt të garantuar dhe ende nuk ka mbaruar në tetë vite. Sepse shpërdorohet dhe vidhet natën e ditën. Sepse 1 km rrugë sot ndërtohet me një çmim tetë herë më të lartë, se sa ndërtohej 9 vite më parë. Ndërtohet me një çmim 8 herë më tëlartë se sa ndërtohet një km rrugë e financuar nga bankat europiane.

Pra, është vendosur një sistem nga Edi Rama i cili plaçkit ditën dhe natën qytetarët, gjobit në mënyrë amorale, arrestoi dhe futi në burg në një vit 38 mijë shqiptarë për fatura dritash dhe uji, as diktaturat më të këqija nuk e bëjnë këtë. Çështjet civile janëcivile, nuk zgjidhen me burgosje, por me ndërprerje kontratash. Të gjitha këto bëjnë që të rinjtë të mos kenë këtu perspektivëdhe marrin rrugët e botës. Dhe ne bëhemi një komb, po ta shohësh moshën e kemi të re akoma, por bëhemi një komb pa rini. Ndaj shkruante një ditë një gazetë e madhe e huaj se Tirana është kryeqyuteti i Rinisë Eurpiane këtë vit… kryeqyteti i rinisëpa rini. A nuk është kjo një kushtrim për ne, të bëjmë gjithçka për të rinj, se kemi bërë edhe për veten tonë pastaj, që këta tëqëndrojnë këtu. Në vitin 2007-2014, popullata në Shqipëri filloi të rritej çdo vit. Rrogat u dyfishuan, por më shumë se rrogat u dyfishua shpresa. S’ka mesazh më shpresëdhënës se sa vota juaj për Bardh Spahinë dhe vota e qytetarëve për ‘Shtëpinë e Lirisë’ e cila në fakt është opozita e vërtetë shqiptare.

Nga ana tjetër, ne jemi njerëz që e duam vendin tonë. Ne kemi histori atdhetarësh, patriotësh. Të paktë janë kombet që kanësakrifikuar më shumë për ekzistencën dhe sovranitetin e tyre. Ne jemi njerëz të interesit kombëtar. Çfarë bën ky zotëri? Nëmënyrë absolute përsërit në kushte të tjera atë që Enver Hoxha bëri në ’46. Enver Hoxha bashkoi doganat me ish-Jugosllavinë. Dhe ky zotëri na thotë tani të bashkojmë doganat me Serbinë. Dale se kjo ka një problem të madh. Shumë të madh. Serbia, qënga vitet ’45 e deri sot, është shtet që subvencionon në mënyrëtë fuqishme bujqësinë. Shqipëria, një subvencionon që filloi nëvitet 2005-2013, pothuajse e ndërpreu plotësisht. A mund tëkrahasohet fermeri shqiptar me fermerin e Shumadisë? Jo, kurrën e kurrës. Për çdo kokë lopë, dhi, dele ai subvencionohet, për çdo dynym tokë subvencionohet. S’e bën askush këtë. Nuk është e vërtetë që e bën BE, BE-ja e bën me kuota, ky do tëprodhojë kaq dhe ky tjetri kaq. Do që ta rrënojë. Pse? Sepse është bërë në mënyrë të padiskutueshme një vasal i Beogradit siçishte Enver Hoxha në vitet ‘44-’45.

Rusia pushton Ukrainën. 5 herë në Parlament i kërkoj të bëjmënjë rezolutë për të dënuar. Ukraina është një vend i pavarur. Tëthuash ç’më duhet mua?”, jo, me duhet shumë sepse po ndodh një agresion ndaj një vendi të lirë. Asnjëherë nuk lejoi, jo vetëm për Ukrainën, por nuk lejoi rezolutën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Dhe ai gjenocid nuk është vetëm në Kosovë, por është edhe në Dukagjin, edhe në Lumë, edhe në Dibër. Merr librat e historisë kur erdhën hordhitë serbe që ikën nga Lufta e Parë Botërore nga Beogradi çfarë krimesh kryen në Shqipërinë e Veriut. Jo, se prishim marrëdhëniet.

Pra, u ndala në këtë analizë për t’iu thënë se vota me 6 mars vvërtetë është lokale, por është absolutisht e një interesi kombëtar, se ne duhet të shënojmë një kthesë të madhe. Njëkthesë, dheky revolucion nuk ka qëllim tjetër madhor se sa largimin e këtij shteti të korruptuar të bazuar në krimin, nëvasalitetin ndaj Beogradit dhe rivendosjen në Shqipëri tërikthimit të PD-së në pushtet dhe rikthimin e lirisë dhe të vlerave të saj. Në këtë kontekst, në këto zgjedhje kemi edhe një kandidat tjetër. Kemi kandidatin e Lul Bravës, i cili absolutisht e shndërroi PD-në në një opozitë fasadë.

Të dashur miq,

forcat politike që përmbysën sistemin komunist në tërësi u zhdukën nga skena politike, përveç Partisë Demokratike tëShqipërisë dhe FIDESZ-it të Hungarisë. Këto dy forca politike janë sot përsëri parti të mëdha. Partia Demokratike pati fatin mëtë keq që 8 vite të ketë për kryetar një politikan së pari të dobët, nuk u bë kurrë i fortë. Lideri duhet i fortë, s’po them agresiv. Lideri duhet të jetë i fortë, përndryshe nuk drejtojnë. Le t’i pyesim pak ata demokratë që akoma mendojnë ta mbështesin, na thoni pak, a nuk kaloi ky nga humbja në humbje 8 vite rresht?

Shkodra 30 vite nuk gaboi në votimin e saj, e dorëzoi Shkodrën në 2019-ën, por e mbajti Voltana Ademi ç’është e vërteta. Së dyti, ky zotëri u implikua në afera të rënda, dalin tani të gjitha. Më thotë një ditë një intelektual, mik i yni, me dhjetëra vepra të botuara, mbështetës i PD, më vjen në zyrë dhe më thotë “Sali, unë nuk po arrij ta kuptoj këtë njeri se si shkelmon veten e tij në këtë mënyrë”. I them është shumë e thjeshtë miku im, kyshkelmon sepse nuk është vetja e tij, është peng. Njeriu që s’është vetja e tij e diktojnë dhe i bëjnë ç’të duan.

I them këto fjalë, jo për ju  se ju e keni të qartë, por për ndonjë që e mbështet. Po marr Xhodën (Xhevdet Amuli), i thotë, unë të vura në listë, por të hoqi Saliu, të hoqi doktori”. Unë nuk isha marrë në mënyrë absolute asnjë minutë me listën. Xhodë, i thotë, do të të lë aty për kryetar bashkie. Ku është Xhodë? Ku të vuri ai ty për kryetar bashkie?

Miqtë e mi,

pse e them këtë, të gënjen njëherë, mirë, por të të gënjejë për së dyti atëherë keni qejf që t’ju gënjejë. Askush s’mund të gënjejë. T’ju gënjejë Lul Brava ju? Të bashkohemi dhe të votojmë Bardh Spahinë. Edhe zotit Bushati i them s’të lidh asgjë me Lul Bravën. Mendo, sa më shpejt mbylle atë garë, kthehu midis PD dhe mos rri të bëhesh ‘shoku Xhemal’. Se pas dy javësh bëhesh ‘shoku Xhemal’ pastaj”.

Ju ftoj që në këtë fushatë të bëjmë gjithçka për të mbledhur çdo votë, të trokasim në çdo derë, në çdo zemër për Bardh Spahinë dhe Shtëpinë e Lirisë. Gjithashtu, ju ftoj ju kudo që i keni të afërmit dhe miqtë tuaj në këto 6 bashki që votohet, të lidheni me ta dhe t’ju kërkoni që të votojnë së bashku me ju kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, kandidatët e rikthimit të shpresës, kandidatët e fitores.

Rroftë Shkodra
Rroftë Shqipëria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY