Këshilltari ligjor Marash Logu nxjerr disa të dhëna për udhëtimet korruptive të Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit brenda fondit 430 milionë euro të inceneratorëve.
Postimi i Logut:
Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto (shih fotot 1&2).
Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto (shih foton 3).
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvëndëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.
SPAK duhet të thërrasë një orë e më parë Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin për të sqaruar miqësinë e udhëtimet e tyre me pronarët e inceneratorëve. Sepse, ndryshe nga sa thonë Ahmetaj-Gjiknuri, miqësitë a udhëtimet e tyre private, iu kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/