Veliaj publikon mesazhet që vijmë në telefonin e Tabakut në kohë reale,...

Veliaj publikon mesazhet që vijmë në telefonin e Tabakut në kohë reale, Kuvendi survejon Tabakun dhe i dërgon të dhëna Veliajt ndërsa dëshmon në komision

99
0
Shares

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka paraqitur disa foto ku shiheshin këmbimet me mesazhe të kryetares Jorida Tabaku, e cila duket se bisedon me këshilltaren e Komunikimit, Desada Metaj. Fotot janë bërë nga një fotograf në Kuvend pas Tabakut ose janë marrë nga kamerat që komandohen nga kryetarja Lindita Nikolla.

Debatet:

Veliaj: Më fal po ju paskeni lënë nam ndërkohë që kemi qenë në seancë, suflerët ju cojnë pyetje si të më pengoni? Paska dal në gjithë portalet po mirë o keni cipë?

Tabaku: S’e kuptova

Veliaj: Nuk është për Belindin.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit?

Veliaj: Kamerat i keni live ju.

Tabaku: Kamerat që po xhirojnë celularët e deputetëve? Këtë s’po kuptoj.

Veliaj: Belind s’e kam për ty se shtëpia e lirisë është në rregull.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit për celularët? I bëj thirrje kryetarës së Kuvendit te marrë masa Garda menjëherë për kamerat e Kuvendit që lexojnë celularët e deputetëve në komision, turp.

Veliaj: Kjo që bëni e turpshme, e bën vetëm një pjesë e opozitës mos u shqetëso. Zëdhënësja ju jep, Desada është shoqja jonë po keni lënë nam.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit, e turpshme.

Veliaj: Po goc Samiu dhe ti çon pyetjet Desada? Po s’ke turp?

Tabaku: Jam krenare që jam shoqe e Desadës, dhe thotë se ju bën të fala, e ndaj jush do të ngrihet një padi për shkelje të privatësisë.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY