17 miratime per nje dokument 47 faqe brenda një dite pune, por...

17 miratime per nje dokument 47 faqe brenda një dite pune, por Engjell Agaçi nuk ka përgjigje

81
0
Shares

Inceneratori i Elbasanit ka angazhuar 7 ministri dhe zyrën e kryeministrit për të kaluar në pak orë 17 miratime per nje dokument 47 faqe. Deputeti i PD, Helidon Bushati kërkoi sqarime nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi.

Pyetje-përgjigje:
Helidon Bushati: Sa miratime per draftkontraten qe eshte bashkëlidhur vendimit Nr.907 keni marre brenda dates 16.12.2014 nga ministri dhe institucionet qendrore?

Engjëll Agaçi: I nderuar z.deputet, e përsëris pergjigjen time. Pergjigja ime eshte e njëjta me pare. Eshte e pamundur per zyrën e Sekretarit te Pergjithshem te dije sesa vendime merren dhe me qindra dhe mijëra institucione çdo dite ne aktivitetin e qeverise shqiptare. Ajo e cila eshte detyrimi im ligjor dhe iu përgjigja. Pyetja juaj e mori pergjigjen. Por nuk kam përgjigje tjeter.

Helidon Bushati: Ju falënderoj per mospergjigjen. Por nje sekretar i Pergjithshem qe e ka ne detyrën e tij funksionale ka edhe përgatitjen e dosjeve qe hyjnë per diskutim ne KM dhe per çështjen me te rëndësishme qe diskutohet sot ne Shqiperi, qe ka ardhur këtu per dëshmuar, nuk di sesa miratime jane marre.

Nderkohe qe kolegët e opozitës kane dale ne media duke deklaruar qe jane marre 17 miratime nga ministri dhe institucione brenda ditës per nje kontrate 47 faqe. Eshte e pamendueshme qe te niset nga Ministria e Mjedisit, te shkoje ne nje ministri tjeter. Te ngrihet drejtoria Juridike ta shqyrtoje 47 faqe, te kuptojë sa eshte e ligjshme apo jo. Te përgatisë pergjigjen dhe t’ia ktheje Keshillit te Ministrave. E gjitha kjo behet fjale brenda 8 orarit te punës. 17 miratime brenda ditës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY