Debati i plotë mes Tabakut dhe kryetares së Bashkisë së Durrësit, Sako

Debati i plotë mes Tabakut dhe kryetares së Bashkisë së Durrësit, Sako

69
0
Shares
Kryebashkiakja e Durrësit tha sot në komisionin hetimor se ishte krenare për marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës.
”Jam shumë krenare për zgjidhjen që i dhamë qytetit! Në fakt sot Durrësi depoziton mbetje ne landifillin e Sharrës, duke qene kjo zgjidhja me mire logjike, ekonomike dhe ekologjike”, tha Sako.
Ndërkaq Tabaku publikon shkresat dhe vendimet ku qeveria ben presion bashkisë të çojë mbetjet në Sharrë. Pati  rritje te tarifave për qytetarët dhe bizneset qe shkoi nga 15-64% ne qytetin e Durrësit, qe ishte vetëm si rezultat i kostove te inceneratorit.
Zbardhen shkresat se si u mbyll Porto Romano dhe kompania “Cazanova Ferndandes and arcitecht” është paguar nga kompania e inceneratorit të Tiranës dhe projektin e Eco Parkut në Durrës e ka fituar “Mare S.L” pjesë e kompanisë së inceneratorti të Tiranës.

DEBATI NE KOMISIONIN HETIMOR:

TABAKU: Në cilën periudhë keni filluar në pozicionin qëmbani dhe ku punonit më parë?

SAKO: Unë kam filluar punë në vitin 2009 në bashkinë e Durrësit. Detyrën si kryetare e bashkisë Durrës e kam marrëmë 23.04.2020.

TABAKU: më parë ku keni punuar?

Sako: Më parë kam qenë nënkryetare e bashkisë. Akoma mëherët kam qenë drejtore e Bashkisë në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe specialiste e thjeshtë në bashki nëvitin 2009.

TABAKU: Nga cili vit jeni bërë kryetare bashkie?

SAKO: Nga viti 2020 mbaj pozicionin e kryetares së bashkisë dhe kam të deleguar kompetencat nga Këshilli Bashkiak.

TABAKU: Keni kërkuar shpalljen e emergjencës mjedisore në datën 10.07.2018, pas këtij vendimi, çfarë ndodhi nëBashkinë e Durrësit? Cilat ishin masat që mori bashkia dhe ju si drejtuese?

Sako: Këshilli Bashkiak i Durrësit ka bërë këtë kërkesë të parënë vitin 2018 pasi është bërë një analizë për vlerësimin e vend depozitimet që kishim në qytet.

TABAKU: Nga vendimi i Këshillit Bashkiak i qytetit tëDurrësit (10.07.2018) deri tek vendimi  20 qershor 2019 nuk ndodhi asgjë. Deri në momentin që AKUM ka dërguar njëshkresë për mbylljen e vendepozitimit të Porto Romanos. Çfarë masash mori bashkia pas mbylljes së Porto Romanos?

SAKO: Porto Romano, nje gangrene per qytetin e Durrësit. E keni pare qe doli edhe ne media ndërkombëtare, na beri me turp. Durrësi ka shpëtuar nga ky problem ne saj te zgjidhjes nga qeveria shqiptare. Ky venddepozitim është kthyer ne park publik. Ne qershor 2020, banoret ne Manez dhe Sukth menduan se do shkonin ne këto njësi. Ne fakt sot Durrësidepoziton mbetje ne landifillin e Sharrës, duke qene kjo zgjidhja me mire logjike, ekonomike dhe ekologjike. Nuk mund te imponohemi me projekte dhe me afate te cilat unenuk kam qene pjese e vendimmarrjes direkte. Ne 2018 eshtemarre nje vendim nga Këshillit Bashkiak i cili kërkoishpalljen e emergjencës mjedisore drejtuar komitetit ndërministror. Gjatë kësaj kohe është bere vazhdimi idepozitimit te mbetjeve ne qytetin e Durrësit ne depozitimin e Porto Romnanos. Detyra qe mora ne 2020, qyteti gjendej ne situate te vështirë nga tërmeti dhe pandemia.

TABAKU: Nga data e vendimit te KB dhe deri ne momentin kur AKUM-i, ka shpallur venddepozitimin, kam nje shkrese te AKUM, drejtues i cili eshte Alqi Bllako e firmosur nga zv.kryetari per mbylljen e vend depozitimi ne Porto Romano, Bashkia e Durresit, ka qene ne gjendje te veshtire thate ju dhe u detyruat te merrnin nje mase.

SAKO: Bashkia e Durrësit nuk kishte kapacitete financiare per te mbyllur Porto Romano me fondet e veta.

TABAKU: Deri në këtë moment që nuk ka patur asnjë vendimmarrje, deri në momentin kur Alqi Bllako mori njëvendim. Më datë 13.01.2020, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e Eco Parkut, ndërkohë që siç e thatë edhe ju nëpërgjigjet tuaja pati protesta të banorëve, dhe ju u detyruat, ti çonit mbetjet në Sharrë. Ka një letërkëmbim të gjatëndërmjetet jkush dhe inceneratorit të Tiranës. Më pas kompania koncensionare pranon që ju të depozitoni mbetjet atje. Në datë 11.06. 2020 kemi një vendim të Këshillit BASHKIAK që ju autorizon ju për të nisur negociatat me këtëkompani.

SAKO: Në qërshor patëm kaos në qytete sa i takon mbetjeve, pasi venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për tu kthyer nëpark. Bashkia Durrës depozitoi edhe për pak kohë nëlandfillin e Porto Romanos, më pas u bllokua, sepse po bllokohej projekti. Ka një masterplan që demarkon SHqiëprinë në 10 zona. Pas këtij plani, ka nevojë që bashkitëqë s’janë pjesë e këtij plani, të hartojnë plan fizibiliteti dhe ndaj ne iu drejtuam institucioneve qendrore. Institucionet përkatesë, AKUM, Ministria e Mjedisit hartuan plan fizibiliteti, të bërë nga KFË-ja i cili është për gjithëSHqipërinë. Mbi këtë studim u dorëzua tek Komiteti Ndërministror, për bashkinë e Durrësit i cili ishte ai i depozitimit në landfillin e SHarrës. Pas miratimi, plani iu dorëzua Qarkut të Durrësit nga ku u bë miratimi përkatës, si zgjidhja më e mirë fizibël dhe ekonomike. Më pas u miratua në KB. Pas miratimit në KB dhe pas  4 vendimeve tëmiratuara, ne i drejtohemi ministrive përkatëse.

TABAKU: Kur të gjitha këto nuk kishin ndodhur, si keni patur komunikime me kompaninë “Integrated BV” për pothuajse një vit nuk kishte asnjë vendim dhe nuk dinit se ku do ti depozitonit mbetjet? Komunikimi ka qenë zyrtar, vetëm një ditë pas vendimit të KB.

SAKO: Ne iu drejtuam me shkresë sepse qyteti ndodhej nënjë situatë jo të mirë. Patëm mbështetje nga landifilli i Sharrës. Ne nuk kemi ndërtuar marrëveshje direkte me ata.

TABAKU: Si ka qenë marrëveshja?

SAKO: Marrëveshja është në bazë të ligjit të prokurimit publik. Nuk ka patur marrëveshje.

TABAKU: Si i depozitonit atje?

SAKO: Ne i kemi depozituar në landfillin e Sharrës, sepse qyteti ndodhej 6 muaj pas tërmetit. Me këtë kërkesë i kemi depozituar në Sharrë pa marrëveshje, pa kosto. Nuk ka marrëveshje kryetari i Bashkisë me landfillin e Sharrës. Përveçse marrëveshje pasi është kaluar fondi dhe është bërëmarrëveshja përkatëse.

TABAKU: Ju keni nisur një situatë e cila quhet negocim pa njoftim, prej gjendjes së emergjencës.

SAKO: Nuk është e vërtetë.

TABAKU: Sipas informacionit që keni sjellë dhe informacionit të prokurimit publik. Ka një procedurë negocim pa njoftim, duke justifikuar me emergjencën.

SAKO: Nuk ka asnjë emergjencë.

TABAKU: Nuk ka asnjë emergjencë në qytetin e Durrësit?

SAKO: Është një procedurë normale sipas ligjit të Prokurimit Publik.

TABAKU: Nuk është nëj procedurë normale është njëprocedurë e detyruar nga emergjenca. Pyetja ime eshte pse pritet nje vit e gjysem pasi mori vendim KB, per te bere keteprocedurë, kur mudn ta kishit bere perpara? Keni shpalljen e gjendjes se emergjencës nga KB?

SAKO: Duhen bere gjithë hapat e dokumentet.

TABAKU: SI fillove me kompaninë, pa bere asnjë hap konkret?

SAKO: Gjithë procedure eshte publike, eshte ne faqen e APP-se. Merreni dhe studiojeni. Jam autoritet kontraktor. Ne baze te dokumenteve eshte bere vlerësimi, ngritja e grupit te punës.

TABAKU: Për një vit e gjysëm i gjithë shteti ka punuar me presion, siç thotë Kryeminsitri në deklaratën e e Qershorit 2020 “Na u desh të rrisnim presionin mbi bashkinë e Durrësit për këtë marrëveshje të rëndësishme”. U mbyll Porto Romanome vendim te Alqi Bllakos. U detyruan qe ti çoni ne inceneratorin e Sharrës. AKUM ka hapur një procedurë për Eco Parkun në Porto Romano. Një tender i cili ka pasur njëprojekt dhe një studim nga një kompani shumë e njohur “Cazanova Ferndandes and arcitecht”. Kompani në fakt ështee njohur për gjithë shqiptarët sepse është e njëjtë me studion “51N4E” që gjithë shqiptarët e dinë, merr leje ndërtimi nëqytetin e Tiranës. Kompania “Cazanova Ferndandes andarcitecht” është paguar nga kompania e inceneratorit tëTiranës dhe projektin e Eco Parkut në Durrës e ka fituar “Mare S.L” pjesë e kompanisë së inceneratorti të Tiranës. Keni dijeni për këto?

SAKO: Nuk me përkasin fare. Ky është proces apo procedure duhet ta verifkojnë autoritetet përkatëse. Kjo situatë ne EcoPark DUrrës nga 16ha venddepozitim mbetjesh dhe turp kombëtar, ne sot kemi park në zemër të qytetit. 1200 pemë tëmbjella dhe fusha sporti. Është një model i cili duhet replikuaredhe në bashki të tjera. Sepse para reformës territopriale ne kishim venddepoziim në Ihsim dhe parqe natyrore. Nëse kjo ju vret sytë?! Ok!

TABAKU: Më vret sytë nesë vidhet buxheti i shtetit.

TABAKU: I premtuat kompanisë një kontratë 10 mln euro qëju la ta përdorni inceneratorin e Sharrës dhe më pas bëtë njëprocedurë prokurimi?

SAKO: Unë zbatoj vetëm ligjin. Premtimet i kam me qytetarët e Durrësit.

TABAKU: Me cilin akt depozituat mbetjet në Sharrë për 1 vit?

SAKO: Me kërkesën që ju kishit në dorë sepse gjendesha nënjë situatë. Si mendoni ju plehrat duhet të rrinin në rrugë? Duhet ti mbaja plehrat në rrugët e Durrësit?

TABAKU: Keni patur presion nga Kryeministri që plehrat ti çonit në Sharrë?

SAKO: Absolutisht jo! Ky është një shembull që duhet ndjekur.

TABAKU: Për këtë procedurë tenderimi, unë lexova edhe njëintervistë të ish kryetarit të bashksië, z.Vangjush Dako i cili shprehej se “Për ne është e padrejtë që të bëjmë këtëprocedurë pa garë…

SAKO: Nuk është pa garë.

TABAKU VIJON: si 29 euro, si 59 euro është pa garë. Kjo e falimenton bashkinë e Durrësit”, thotë Dako.

SAKO: Pikërisht për këtë arsye ne kemi marrë mbështetje nga qeveria shqiptare.

TABAKU: Kam një procedurë të firmosur nga ju, negocim pa shpallje, ndërkohë që nuk ka, thatë ju, situatë emergjence tëreflektuar këtu, që ju detyron të çoni mbetjet në Sharrë. I gjithë presioni, ju ka detyruar të shkoni dhe t’i çoni mbetjet nëSharrë për ti krijuar biznes inceneratorit.

SAKO: Sot unë jam krenare për këtë zgjidhje, për dy arsye. Sepse Durrësi është një qytet turistik. Sot ky qytet në vend tëvenddepozitimit në Porto Romano 16 ha, ka një park dhe nuk depozitohen asnjë mbetje urbane ne qytetin e vet. Jam shume krenare per zgjidhjen qe i kemi dhene qytetit.

TABAKU: Përveç 10  mln euro te tenderuar, te njoftuar ne gusht por te anuluar dhe rihapur ne shtator. Niset njëprocedure me 2.5 mln euro. E anuluat ne gusht. E rihapet ne shtator. Cilat jane kostot e tjera qe ka bashkia e Durrësit? Përveç kësaj kostoje, keni deklaruar se per kontratën ka edhe nje kosto shtese per transportin 15 mln euro.

SAKO: Transporti behet nga bashkia Durrës. Jane ndërmarrje publike. Ne kemi fondet tona qe bëjmë mbetjet tona. Ka kosto vetëm karburantin. Ne mbështetemi 90% nga nje VKM pertarifën hyrëse ne Sharre.

TABAKU: Jam shume e qarte qe mbështetjen e merrni nga buxheti i shtetit edhe pse ne kontrate deklarohet se do mbulohej nga bashkitë. Tarifat e bashkisë Durres si janereflektuar nga rritja e tarifës se pastrimit?

SAKO: Durresi nje bashki sociale. Ka pasur tarifa relativisht te ulëta. Ne me tarifën e vjetër kemi qen me poshtë sesa Malesia e Madhe,  Divjaka, Shijaku. Me tarifën e re ne jemi me poshtë se Bashkia Pogradec, Tirane, Korçe. Rritja e tarifës behet per shërbim me te mire. Qytetaret e Durresit 291 leke ne muaj per familjaret.

TABAKU: Nderkohe qe pati nje rritje te tarifave per qytetarët dhe bizneset qe shkoi nga 15-64% ne qytetin e Durrësit, qe ishte vetëm si rezultat i kostove te inceneratorit. Nga familjet, tek bizneset.

SAKO: Kjo shkoi për nje shërbim me te mire, per te pastruar me mire qytetin sepse jemi qytet turistik dhe duhet t’i përgjigjemi kërkesës dhe nevojës per pastrimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY