Ambasadorja Yuri Kim ka postuar sot në rrjete sociale duke komentuar kandidatët për kryetar bashkie. Në përgjithësi ambasadorët gjatë fushatave zgjedhore bëjnë deklarata të balancuara, por ky nuk është rasti.
”Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, deklaron Yuri Kim.
Por pas komenteve të shumta rreth këtij postimi ambasada ka bërë sqarimin dhe kujtesën se në Shqipëri janë 4 persona të sanksionuar “non grata” sipas Nenit 7031(c).
Ata janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla.
Megjithatë edhe ky sqarim nuk ka sqaruar shumë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/