QSUT është pa analiza deri ne muajin Mars, ka alarmuar këtë mbrëmje ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.
Mjekët janë këshilluar të mos japin receta për analiza duke lënë në dorë të fatit të sëmurët ose duke i drejtuar përballë QSUT, ku është një tjetër oligark i mjekësisë, spitali amerikan.
“Si pasoje e PPP-ve, ne qendren me te madhe spitalore-universitare te Shqiperise nuk do te ofrohen egzaminime laboratorike, pervecse atyre te natyres urgjente, sepse…. jane harxhuar parate!!!
Ky eshte nje skandal i vertete, pasoje e atyre PPP te laboratoreve, nje nga me shkaterrueset e sistemit tone spitalor.
E kam theksuar qe prej fillimit te artikulimit te kesaj inisiative „partneriteti publik-privat“, qe keshtu po shkohet drejt kolapsit e keq funksionimit te thelle te spitaleve tone jo vetem ne nivelin laboratorik, vecanerisht te qendrave universitare.
Laboratoret jane nje nga sektoret thelbesore te spitaleve, ato nuk jane as lavanderite e as guzhina, jane sektor klinike, shkencore, didaktike e rezatues per QSUT ne te gjithe Shqiperine.
Ndarja e tyre ne PPP thermon teresine funksionale te spitalit.
Aq me keq akoma, te con ne te tilla situata si kjo e fundit.
Dhe te tilla gjendje u komunikohen sherbimeve klinike me nje Whats ap te pa pergjegjeshem!
Veprime te tilla nuk ndodhin ne asnje vend te botes me sherbimin publik”, thekson Shehu.
Me poshte keni udhëzimin për mjekët:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/