Balluku: Inceneratori, kontratë edhe për 30 vite. Tabaku: Çdo ditë 30 mije...

Balluku: Inceneratori, kontratë edhe për 30 vite. Tabaku: Çdo ditë 30 mije euro dëm

52
0
Shares

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot në komisionin hetimor se inceneratori i Tiranës ka kontratë edhe për 30 vite.

Pyetje-përgjigjet në komision;

Jorida Tabaku: Në kontratë përcaktohet që kur shtyhet afati i punimeve, shtyhet njëkohësisht edhe kontrata. Kontrata fillon me grafikun e pagesave në ditën e marrjes së lejes së ndërtimit dhe në ditën e nisjes së punimeve.

Sipas informacionit që kemi marrë nga Agjencia Kombëtare e Territorit leja e ndërtimit për këtë impiant të trajtimit të mbetjeve nga faza e parë deri në fazën e fundit, sikurse e kemi sqaruar është dhënë me vonesë; keni aplikuar në dhjetor, është marrë në maj. Keni një komunikim të gjatë me Agjencinë Kombëtare të Territorit.

Sipas kontratës çdo vonesë ose nga koncensionari, ose nga Autoriteti Kontraktues, apo palë të tjera, shtyn automatikisht afatin e kontratës.

Dhe shqetësimi që ne kemi në këtë komision është që me vonesat në lejen e ndërtimit është shtyrë automatikisht afati i lejes së Tiranës dhe nuk përfundon në këtë datë. Për ne kjo konsiderohet shqetësim i madh.

Krahas kësaj, në kontratë njëkohësisht Neni 9, pika 11 parashikohet që autoriteti kontraktues, është përgjegjës për furnizimin nga njësite vendore të Qarkut Tiranë.
Në dijeninë tuaj cilat nga njësite vendore të qarkut Tiranë depozitojnë mbetjet atje?

Balluku: Leja e ndërtimit, data e aplikimit 27.08.2018. data e shqyrtimi në Këshillin e Territorit është 17.05.2019. miratohet me kusht me ate datë për shkak të plotësimit të dokumentacionit dhe përcaktohet se çfarë do të vijë nga koncensionari.

Në përputhje me planin vendor të Bashkisë Tiranë, konfirmuar nga Bashkia Tiranë. Kjo leje më pas, data e lejes së ndërtimit për fazën e parë është dorëzuar 24.11.2020.

Kështu që siç ju e përmendet, kjo do të dorëzohet pas 60 muajsh. Të gjitha arsyet për zbardhjen kanë qenë të ligjshme dhe nuk ka asgjë të jashtëligjshme.

Aktualisht projekti është në fazë ndërtimi dhe operimi. Tirana është e përbërë nga impiantet e energjisë nga landfille që trajtojnë, nga landfille i mbetjeve urbane, landfilli i inerteve, landfilli i hireve, impianti i trajtimit të ujërave të ndotur, impianti i trajtimit për diferencim dhe e gjithë infrastruktura mbështetëse.

Kështu që kjo kontratë do të përfundojë brenda 60 muajsh të parashikuar në kontratën fillestare. Është në përputhje me kontratën e firmosur nga dy palët.

Tabaku: Unë ju falënderoj shume për sqarimin sepse sapo konfirmuat shqetësimin që unë kisha sepse kontrata do te vazhdoje për 30 vite.

Fakti që duhet të përfundonte në 31.08.2047, nuk përfundon dot dhe si rezultat i kësaj procedure, për lejen e ndërtimit, i ka kushtuar 30 mijë euro në ditë shtesë kontratës koncensionare, 900 mije euro ne muaj shtese, 10 mln euro ne vit shtese.

Faktikisht unë fokusohem tek kostot qe lidhen me pjesën e zbatimit te kësaj kontrate koncensionare qe është edhe objekti i këtij komisioni hetimor.

Ne kete kontrate koncensionare janë shtuar disa shërbime qe nuk ishin parashikuar ne kontrate, Bashkia e Durrësit është nje nga këto; çështja e dherave nje nga këto.

Te gjitha elemente qe kane fluks financuar shtese për kontratën.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY