Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja zhvilloi sot një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Në lidhje me këtë takim SPAK shpjegon se takimi u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku. Përmes një njoftimi për media SPAK siguron se do të hetojë në lidhje me inceneratorët dhe se prokurorët kanë një vendimarrje të pavarur.
“Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.
Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Deklarata erdhi pas një padie qe u ngrit nga deputetë socialistë ndaj Jorida Tabakut dhe Arben Krajës në lidhje me takimin që kishin në mëngjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/