Si iu vidhkan shqiptarëve 430 milionë euro dhe Edi Rama nuk e...

Si iu vidhkan shqiptarëve 430 milionë euro dhe Edi Rama nuk e dinte?

52
0
Shares

Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Rama dhe qeveria kanë frikë nga e vërteta për inceneratorët nga dëshmitë që po dëgjojmë të gjithë, prandaj edhe urdhëruan mbylljen e komisionit.

Pjesë nga konferenca e shtypit e Bashës:

Që Ëngjëll Agaçi të firmosë diçka që rezulton 23 milion euro pa e ditur Edi Rama? Si ua pret mendja? Nuk besoj

Tani ne e shohim njëri-tjetrin përmes ekranit dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin përmes ekranit dhe sigurisht ekrani akoma nuk ofron mundësinë e nuhatjes. Por dhe po ta ofronte, nuk e kam fjalën për atë nuhatje. Të dashur shqiptarë që na ndiqni në këto momente, kur dëgjoni këto fakte, çfare ere iu vjen? Çfarë ere qelbet? Për një copë letër ju sjellin vërdallë me ditë, me javë, me muaj, ju kërkojnë dhe kafen. Ndërsa këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare dhe një VKM një personi që s’ka asgjë, asnjë përvojë paraprake, asnjë garanci, asgjë fare, E shpallin fitues në të njëjtën ditë që ka bërë ofertën dhe japin 23 milionë euro paratë tuaja, paratë tuaja. Çfare ere vjen kjo? Kjo vjen era vjedhje. Vjedhje e pastër! Duket pothuajse sikur e nderon kur e thua korrupsion, është vjedhje. Tani pyetja e dytë që kam, se të gjitha këto kanë dalë me dëshmi. Doli drejtoresha e Prokurimeve Publike dhe tha: Unë s’kam asnjë dokument për Prokurimin e inceneratorit të Elbasanit. Asnjë! Zero dokument. Ndërkohë si është Prokuruar? Me firmë. Me firmë të kujt? Kush ka firmosur, kush ka firmosur? Ëngjëll Agaçi, Sekeretari i Përgjithshëm i Kryeministrit. Tani pyetja e dytë: A ka mundësi në këtë Shqipëri, me këtë njeri që kemi të ulur në karrigen e kryeministrit, që të bëhen 17 akte në brenda ditës, që të ketë mendime kundër nga institucionet kryesore, se e kanë parë që është në shkelje të ligjit dhe ka thënë s’duam të shkojmë në burg, që Agjencia e Prokurimeve Publike që është agjencia që prokuron gjithçka në shtetin shqiptarë mos të di asgjë. Që Sekretari i Përgjithshëm të firmos diçka që rezulton 23 milionë euro pagesa nga shteti pa e ditur Edi Rama, po kjo a ka mundësi?
Si ua pret mendja bashkëqytetarët e mi të dashur nga Saranda në Malësi të Madhe? Nga Kepi i Rodonit tek dogana e Bilishtit? Në katër anët e vendit, si ua pret mendja, a ka mundësi të ndodh kjo pa e ditur Edi Rama? Dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumicës prej tyre që u thirrën javën e kaluar u dridhej buza dhe disa prej tyre filluan të lëshonin lot. Ju e dini që Komisioni ynë përbëhet nga njerëz me integritet dhe profesionist. Kryesohet nga një zonjë e nderuar e cila para përfshirjes në politikë nuk njihet si ushtarake e nivelit të lartë apo prokurore e hekurt, është doktorësh shkencash në ekonomi dhe pedagoge e ekonomisë. Si kemi trembur, as i kemi trysnuar, thjesht u kemi kërkuar faktet. Pse frikësohen këta zyrtarë? Pse iu dridhet buza? Pse qajnë? Para një komisioni të përbërë nga personalitete civile, qytetare me përgjegjësi politike për të mbrojtur interesin publik, paratë publike, pse? Çfarë tregojnë këto lot? Asnjëri prej përfaqësuesve tanë aty, aq më pak kryetarja e komisionit s’iu ka drejtuar ndonjë armë, larg qoftë, pyetje po u drejton. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta. Kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Dhe një pjesë e mirë e tyre po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë. Po thonë që paratë të cilat me letrat e shtetit thuhet se i kanë marrë ata, nuk i kanë marrë ata.

Në konisionin parlamentar të hetimit të inceneratorëve, kanë dalë dëshmi tronditëse të një numri zyrtarësh dhe përfaqësuesish të kësaj afere. Zyrtarë shtetëror dhe përfaqësues të ashtuquajturave kompani. Kanë parë faktet se si është ndërtuar afera. Shqiptarët e dinë fare mirë që këtu të marrësh një vulë apo një firmë, apo një copë letër nga ky shtet të vërdallisin jo me orë, por me ditë e me javë për gjënë më të thjesht, më ordinere. Por po kështu kanë parë gjatë gjithë javës së kaluar, fal insistimit profesionalizmit të anëtarëve tanë të Partisë Demokratike dhe të kryetares së komisionit Jorida Tabaku, se si zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim se pse 23 milionë euro të këtij shteti janë dhënë sipas një procedure. Unë e di që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk merren me biznes, janë punëmarrës, nuk janë punëdhënës. Po dje në një takim me punëdhënës, m’u kujtua gjatë bashkëbisedimit, me një nga bashkëbiseduesit që një kompani private hap tender, merr të paktën 3 oferta para se të vendosi fituesin. Por dhe një kryefamiljar, para se të vendosi se ku do i blejë tullat dhe llaçin, shikon 2, 3 vende. Se ndoshta diku është më lirë se diku tjetër për të ndërtuar një mur. Po dhe një amvisë, një kryefamiljare, një nënë për të blerë një tenxhere, shikon 2, 3 rafte ose 2, 3 dyqane. Ose në shumicën e rasteve shkon te tregu i hapur për të parë se mos është pak më lirë. Këta me paratë tuaja të dashur shqiptarë, brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Këta që për t’iu dhënë një letër me një firmë të një zyrtari kot, iu sjellin vërdallë një javë, një muaj e s’iua japin, ose duan prapë se prapë atë që quhet kafja, dhe varësisht nga rëndësia e letrës është edhe çmimi i ryshfetit. Këta për 1 ditë, kanë bërë 17 akte zyrtare. Kanë hapur ofertën, kanë përcaktuar fituesin, i kanë lidhur kontratën, kanë bërë gati paratë, i kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie me një ofertues të vetëm me zero përvojë në atë punë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY