Berisha: Rrëzimi i kultit të Enverit kusht i gjitha kushteve që opozita...

Berisha: Rrëzimi i kultit të Enverit kusht i gjitha kushteve që opozita të ishte e vërtetë

58
0
Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha tha sot në aktivitetin e zhvilluar në Q.Studenti në përkujtim të 31-vjetorit të rrezimit të bustit të E.Hoxhës , se në tërë historinë tonë kombëtare, askush, asnjë njeri nuk u bëri shqiptarëve, nuk skllavëroi shqiptarët, ashtu siç bëri Enver Hoxha.

FF2F99FD B579 49EA 8620 3ACE6EC2D42B3E008BA4 CF3B 458C A1F6 CFB32B152094

“Kultet janë fenomene të diktatura totalirate. Pas rrëzimit në 1956 të kultit të Josif Stalinit në Rusi, kultet e stalinistëve në vendet komuniste ranë njëri pas tjetrit, përveç se në Shqipëri. Këtu kultet gjetën folenë e tyre. Përveç Enver Hoxhës, këtu u vendos kulti i diktatorit gjeorgjian Stalin, i filozofit terrorist, Lenin.

Enver Hoxha vendosi mbi shqiptarët një diktakturë të trefishtë, atë të luftës së klasave, të urisë dhe izolimit.

Rrëzimi i kultit të Enverit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte e vërtetë, që shqiptarët të ndiheshin njerëz të lirë dhe të rifitonin veten e tyre.

Lëvizja studentore nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit.

Me shpejtësi studentët e Universitetit të Tiranës iu bashkuan dhe morën flamurin e kësaj proteste, për betejën finale.

Herojntë e të vërtetë, protestuesit kaluan çdo rrethim dhe në orën 14:05 minuta shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, masiv i prenë kokën, njëlloj si francezët në Basti, mbretit të tyre, zvarritën shtatoren në rrugët e Tiranës dhe e sollën deri këtu. Në një gjyq popullor, bronzet e gjalla të diktakturës hoxhiste do të rrëzoheshin. U vërsulën si lepuj, si minj, bunkerëve përreth për të futur kokën e tyre”, tha Berisha.

Në vijim ish kryeministri tha se ndër personat që u fshehën në bunker atë ditë ishte edhe Edi Rama.

“Njëri nga ata që në atë kohë do të vraponte drejt bunkerëve është edhe kreu i meduzës në Shqipëri, Edi Rama. Ne këtë ditë e kemi ditën e kujtesës kombëtare. Asnjë komb, asnjë popull nuk ka luftuar më shumë se shqiptarët për lirinë, kundër diktaturave hoxhiste.

Një intelektual i njohur, filozof i madh shkruan se në vitet e luftës, qeverisë naziste, të ishe opozitar do të thoshte që të hapje varrin tënd me duart e tua. Keshtu ndodhte edhe ne Shqiperi gjate diktaktures hoxhiste’, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY