Basha sërish relativizon përfshirjen e Ramës në skandalin e inceneratorëve

Basha sërish relativizon përfshirjen e Ramës në skandalin e inceneratorëve

51
0
Shares

Lulzim Basha vijon të ndajë skandalin e inceneratorëve nga Edi Rama duke e vendosur kryeministrin në kontekstin apo diskutimin nëse e dinte apo nuk e dinte rastin e abuzimit me paratë e inceneratorëve. E bën këtë ndërkohë që Edi Rama përveçse është projektuesi dhe drejtuesi i kësaj vjedhjeje, ka firmosur disa nga dokumentat kryesorë si kryeministër.

Nuk ka kurrfarë hapësire për të ndërtuar mëdyshje ndaj rolit të Ramës në vjedhje. Është e pandershme me publikun edhe kir e bën një reporter i paaftë në media, jo më kur e bën këtë kreu i opozitës.

Po ashtu ai dje fshiu nga teskti firmën e Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës duke përmendur vetëm cështjen e inerteve të firmave të ndërtimit. Një kryetar opozite duhej ta kthente në simbol atë firmë të Velisë në të gjithë vendin duke ia zëmë frymën në zyrën e tij Erion Veliajt. Por nuk e bën. Pse?

Më poshtë deklaratat e Bashës sot në konferencë shtypi sic i ka zbardhur zyra e tij:

Deklarata 1:
Ëngjëll Agaçi, Sekeretari i Përgjithshëm i Kryeministrit. Tani pyetja e dytë: A ka mundësi në këtë Shqipëri, me këtë njeri që kemi të ulur në karrigen e kryeministrit, që të bëhen 17 akte në brenda ditës, që të ketë mendime kundër nga institucionet kryesore, se e kanë parë që është në shkelje të ligjit dhe ka thënë s’duam të shkojmë në burg, që Agjencia e Prokurimeve Publike që është agjencia që prokuron gjithçka në shtetin shqiptarë mos të di asgjë. Që Sekretari i Përgjithshëm të firmos diçka që rezulton 23 milionë euro pagesa nga shteti pa e ditur Edi Rama, po kjo a ka mundësi?

Si ua pret mendja bashkëqytetarët e mi të dashur nga Saranda në Malësi të Madhe? Nga Kepi i Rodonit tek dogana e Bilishtit? Në katër anët e vendit, si ua pret mendja, a ka mundësi të ndodh kjo pa e ditur Edi Rama? Dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumicës prej tyre që u thirrën javën e kaluar u dridhej buza dhe disa prej tyre filluan të lëshonin lot. Ju e dini që Komisioni

deklarata 2:
Në qoftë se dikush ka ngjyer gishtin pas shpinës time thoshte Rama nga Washingtoni, le të mbajë pergjgjegjesi. Po si u ngjyeka gishti pas shpinës së Kryeministrit?! I drejtohem gazetarëve në salle, por në fakt i drejtohem çdo qyetetari. Çfarë kryeministri është ky që ministri ngjyen gishtin pas shpinës së tij, se asgjë ska ndodhur pas shpinës së tij, se këto akte kanë ndodhur para syve të tij,se vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë nga Keshilli i ministrave dhe kryetari i Këshillit të Ministrave njihet si kryeministri. Faktet janë në dritë të diellit, java parë i ka provuar të vërteta të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike dhe thelbi është 430 milionë euro iu janë vjedhur shqiptarëve permes një afere mafioze, ku koka e grupit që e ka bërë këtë të mundur është ai që thotë ka ngjyer gishtin pas shpinës time, është Edi Rama vetë, është Erion Veliaj i cili pa asnjë akt ligjor i mbivendos korrupsionit të inceneratorit të Tiranës, themi incenerator se aty ska incenerator, landfill është, edhe depozitimin e dherave pa të cilin nuk jep lejet e ndertimit. E denoncoi kryetari i Shoqstës së Ndertuesve para komisionit, nuk jepet leja e ndërtimit po nuk pagove ti atë tarifën, edhe kur gërmon gropën për të ndërtuar dhe duhet të cpsh dherat dhe duhet të paguash tarifën, edhe kur të duhet dhe për te mbushur gropen, rrezik merr dheun tend duhet të paguash prap për ta marrë. E po kështu Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi. Dhe pastaj vijmë tek pjesa e të ashtuquajturit private, një pjesë e të cileve tani është futur në shtet. Alqi Bllako ka kaluar nga këtej andej, një herë merrej me anen private, tani është me anën shtetërore, është deputet tani, ppr atëherë kishte të tjera detyra. I ati merr rrogë sa pesë deputetë. E pra para se ti jap fjalën kryetares së komisionit dhe dy prej anëtareve të Partisë Demokratike në atë komision, dua edhe njëherë të shtroj pyetjen: A ka mundësi vjedhja e shekullit të bëhet pa e ditur kryeministri i vendit?! Vidhen dy lopë, apo qoftë edhe nji dhe e merr vesh gjithë bashkia akoma pa i kapur policia, si u vidhkan 430 milionë euro shqiptarëve, 1/10 e buxhetit të shtetit, pothuajse e barabartë me buxhetin total të pensionistëve nëse s gabohem. Aq sa ju japin pensionistëve dhe Edi Rama nuk e dinte. A ka shqiptarë që nuk e di këtë?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY