Ish Kryeministri Sali Berisha tha sot në aktivitetin e zhvilluar në Q.Studenti në përkujtim të 31-vjetorit të rrezimit të bustit të E.Hoxhës , se në tërë historinë tonë kombëtare, askush, asnjë njeri nuk u bëri shqiptarëve, nuk skllavëroi shqiptarët, ashtu siç bëri Enver Hoxha.
“Kultet janë fenomene të diktatura totalirate. Pas rrëzimit në 1956 të kultit të Josif Stalinit në Rusi, kultet e stalinistëve në vendet komuniste ranë njëri pas tjetrit, përveç se në Shqipëri. Këtu kultet gjetën folenë e tyre. Përveç Enver Hoxhës, këtu u vendos kulti i diktatorit gjeorgjian Stalin, i filozofit terrorist, Lenin.
Enver Hoxha vendosi mbi shqiptarët një diktakturë të trefishtë, atë të luftës së klasave, të urisë dhe izolimit.
Rrëzimi i kultit të Enverit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte e vërtetë, që shqiptarët të ndiheshin njerëz të lirë dhe të rifitonin veten e tyre.
Lëvizja studentore nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit.
Me shpejtësi studentët e Universitetit të Tiranës iu bashkuan dhe morën flamurin e kësaj proteste, për betejën finale.
Herojntë e të vërtetë, protestuesit kaluan çdo rrethim dhe në orën 14:05 minuta shembën, rrëzuan përtokë, bustin e Enver Hoxhës. Në një gjyq popullor, masiv i prenë kokën, njëlloj si francezët në Basti, mbretit të tyre, zvarritën shtatoren në rrugët e Tiranës dhe e sollën deri këtu. Në një gjyq popullor, bronzet e gjalla të diktakturës hoxhiste do të rrëzoheshin. U vërsulën si lepuj, si minj, bunkerëve përreth për të futur kokën e tyre”, tha Berisha.
Në vijim ish kryeministri tha se ndër personat që u fshehën në bunker atë ditë ishte edhe Edi Rama.
“Njëri nga ata që në atë kohë do të vraponte drejt bunkerëve është edhe kreu i meduzës në Shqipëri, Edi Rama. Ne këtë ditë e kemi ditën e kujtesës kombëtare. Asnjë komb, asnjë popull nuk ka luftuar më shumë se shqiptarët për lirinë, kundër diktaturave hoxhiste.
Një intelektual i njohur, filozof i madh shkruan se në vitet e luftës, qeverisë naziste, të ishe opozitar do të thoshte që të hapje varrin tënd me duart e tua. Keshtu ndodhte edhe ne Shqiperi gjate diktaktures hoxhiste’, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/