Nisin punimet në rrugën Elbasan-Librazhd, ja si do të qarkullojnë makinat

Nisin punimet në rrugën Elbasan-Librazhd, ja si do të qarkullojnë makinat

50
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se duke nisur që nga dita e hënë, 21 shkurt, për një muaj do të kryhen punime në aksin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash.

Në një njoftim për mediat, ARRSH, bën me dije se qëllimi i këtij projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave tëndryshme.

Është  vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500. Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse.

Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.

Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY