Lulzim Basha ka prezantuar sot në Shkodër kandidatin e selisë së PD në prani të qytetarëve të Shkodrës, kryesisht punonjës të një call center që është në pronësi të një mbështetësi të Bashës.
”Është mahnitese të jem në qytetin e madh të Shkodrës. Atmosfera është e gjithmonë kaq e mrekullueshme. Plot me shpresë dhe etje për ndryshim në qytet. Dy dashni kane shkodranet: Partinë Demokratike e Vllazninë
Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Ai është pjesë e Shkodrës. Jam krenar që është kandidat Partisë Demokratike. Ai kujdeset për Shkodrën me zemer dhe me shpirt: Ai don ta bëjë Shkodrën një vend më të mirë për të gjithe shkodranet pavarësisht se është i djathtë apo i majtë, për ti shërbyer njerëzve dhe familjeve”, tha Basha gjatë fjalës së tij.
Në vijim Basha tha se Partia Demokratike nuk ia ka shlyer akoma borxhin Shkodrës për sa i ka dhënë ajo. Sepse shkodranët që as Enver Hoxha nuk i gënjeu dot, nuk i rren dot askush me sajesa dhe marifete të reja. Dhe që nga un i pari do punojmë fort që tja kthejme këtë besim të madh , këtë borxh, me nje politike me fytyre njerezore, te paster!
“Xhemal Bushati ka qenë përherë këtu, në mesin tuaj, si për familjen e vet, për çdo shkodrane dhe për çdo shkodran. Ai është pjesë e Shkodrës, ndaj e them me zemrën plotë e duke iu parë në sy, jam krenar që është kandidati i Partisë Demokratike për Shkodrën. Ka vetëm një rrugë për shkodranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorevë, modelin e korrupsionit. Ka vetëm një mënyrë: Vota per Xhemal Bushatin. Shkodrës i duhet një kryebashkiak me dashni e dhembshuri dhe forcë e dresjtësi për shkodranët. Shkodrës i duhet një kryebashkiak jo në dashni jme veten e vet, por në dashni me shkodranët e për Shkodrën”, është shprehir Basha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/