Basha: Kjo skemë e vjedhjes së shekullit përfshin ministritë kryesore me në...

Basha: Kjo skemë e vjedhjes së shekullit përfshin ministritë kryesore me në krye zyrën e kryeministrit

52
0
Shares

Lulzim Basha deklaroi sot në Parlament se Komisioni hetimor plr djegësit po zbulon përditë faktet dhe dëshmi se si ka ndodhur kjo vjedhje që është një skeme e strukturua, e parmannduar dhe e mirëllogarittur për të vjedhur 430 milionë nga lekët e shqiptarëve.

“Kjo skemë e vjedhjes së shekullit përfshin ministritë kryesore me në krye zyrën e kryeministrit. Komisioni po zbardh përditë se pse kryeministri nuk mund të lajë duart nga pergjegjesia duke ua hedhur fajin vetëm minsitrateve, të cilët shumë shpejt do perballen me drejtësinë. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni gjigand të qeverisë është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama”, deklaron Basha.

Në vijim ai tha se Komisioni po vërteton se asgjë nuk mund të ndodhë pa mbështetjen, nxitjem dhe miratimin e tij. Kjo është edhe arsyeja se pse Rama e mbylli komisionin, por e vërteta vetëm sa ka nisur të shpaloset. Është vetëm cështje kohe, tha Basha.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË PARLAMENT:

Të dashur bashkëqytetarë, zonja dhe zotërinj, nga kjo sallë e Kuvendit sot pritet të diskutohet një rend dite ku janë përfshirë marrëveshje rutinë për t ë cilat opozita ka shprehur qëndrimin e saj. Dhe në fakt këto marrëveshja do të ishin thjesht simbolike në qoftë se me të vërtetë kombinimi i parave të krimit të organizuar shqiptar në bashkëpunim me korrupsionin qeveritar nuk do ta kishin kthyer Spanjën si dhe disa vende të tjera Europiane në parajsa për investimin e parave të përfituara pikërisht përmes trafikut të drogës me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare si garantuese e këtij trafiku dhe milionave të korrupsionit qeveritar të cilat nuk mjaftojnë që derdhen në gropat e ndërtimit të Tiranës, në inceneratorët si skandali dhe vjedhja e shekullit, por tani kanë filluar të investojnë edhe jashtë vendit.
Ky është në fakt edhe një nga shqetësimet kryesore të Bashkimit Europian, një nga shqetësimet kryesore të drejtësisë së vendeve Europiane, por këtu në këtë sallë me miratimin e kësaj marrëveshjeje, të vetmit që nuk duhet të krekosen, janë ata që janë detyruar ta sjellin këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje është bërë pikërisht për krerët e tyre. Por e rënduar siç është Spanja me rekorde kriminale të një pakice që me të vërtetë i nxinë faqen numrit më të madh të shqiptarëve që jetojnë atje me punë të ndershme, problemi kryesor i vendit mbetet korrupsioni qeveritar. Ndaj, ftesat kavalierë për të braktisur denoncimet e aferës së shekullit, mbajini për vete. Se në fakt në qoftë se do të kishit një fije ndershmëri dhe integritet, në qoftë se nuk do ta perceptonit veten tuaj si skllevër të numrit një të kësaj afere që mungon sot në sallë, të parit të qeverisë, edhe ju sot nuk duhej të flisni për asgjë tjetër, përveçse për atë që jeni kapur me presh në duar, 430 milionë euro minimumi afera e inceneratorëve. Ditë për ditë shqiptarët po dëgjojnë përmes Komisionit Hetimor për inceneratorët, faktet dhe dëshmitë se si ka ndodhur kjo vjedhje. Kemi vite që e denoncojmë, por për herë të parë faktet se si ka ndodhur vjedhja po dalin para syve të shqiptarëve. Se si është ndërtuar dhe strukturuar skema, se si është paramenduar dhe mirëllogaritur vjedhja e 430 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, të taksave të shqiptarëve. Skemë e cila përfshin ministritë kryesore dhe kryeministrin. Ditë për ditë Komisioni po zbardh se pse Edi Rama nuk mund të lajë duart apo siç tha dje gishtat nga përgjegjësia duke bërë kurban vetëm ministrat të cilët shumë shpejt do të fillojnë të përballen me drejtësinë, sepse siç e kam thënë, megjithëse ai e ka mbiemrin Koka, në fakt është vetëm bishti i kësaj afere. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama. Komisioni po vërteton se asgjë nuk mund të kishte ndodhur dhe nuk ka ndodhur pa mbështetjen, nxitjen dhe miratimin e tij. Kjo është edhe arsyeja, le t’ia kujtojmë shqiptarëve, sepse Edi Rama e mbylli Komisionin dhe u rihap vetëm pas presionit të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. Por e vërteta vetëm ka nisur të shpaloset. Është vetëm çështje kohe. Dëgjesat e ditës së parë, konfirmuan përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale prej 430 milionë eurosh me të cilën është përfshirë e gjithë qeveria, i gjithë zinxhiri vendimmarrës. Çfarë u vërtetua në seancën e parë me të gjitha përpjekjet për ta zhurmuar, për ta ndërprerë, për ta devijuar?
Së pari se pagesat me paratë e shqiptarëve për të ashtuquajturin incenerator i Tiranë i cili në fakt nuk ekziston, kanë filluar 2 vjet para se të nisnin punimet se incenerimi nuk ka nisur, djegia nuk ka nisur. Por prej 2018-ës shqiptarët, qytetarët paguajnë 29 euro për ton. Ku në mes të pandemisë ku e gjithë bota kishte ndaluar fluturimet këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime. Skemë e pastër e pastrimit të parave. 10 milionë euro në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve këtu në sallë sa 5 deputetë bashkë merr babai i njërit prej jush këtu në këtë sallë nga inceneratorët e pagat me paratë e qytetarëve, Allqi Bllakos. Klodian Zoto, Stela Gugallja, të dy në kërkim, Mirel Mërtiri kanë ndërtuar një skemë për të përfituar pagesa gjigande, qindra, mijëra euro përmes kompanive për konsulencë në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndërsa siç e patë administratori aktual I inceneratorit të Fierit, që në fakt është një ndërtesë bosh siç tregoi edhe inspektimi, dëshmoi se s’ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj. Këto janë të vërtetat e ditës së parë. Ditën e dytë patëm të tjera dëshmi se si u ndërtua skema nga qeveria, se si çdo punë e inceneratorëve të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit është bërë nga kompani nënkontraktuese të krijuara nga pronarët e tyre, Kolodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja duke përfituar miliona euro. Ndërkohë të ardhurat pas sekuestrimit nga prokuroria ishin më pak se 5 mijë euro. Stela Gugallja ika zbrazur llogaritë para arratisjes. Ndërkohë që merrte pagesa nga taksat e qytetarëve, inceneratori i Elbasanit merrte edhe garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar rrogat deri në 4 mijë euro afërsisht sa 3 deputetë të këtij Kuvendi. Pas kësaj koncesionit për inceneratorin e Elbasanit iu shtua edhe koncesioni pa procedurë i dhënë pa garë për shitjen e energjisë për 25 vjet, dokument i mbajtur i fshehtë deri ditën e pardjeshme. Më këto para pronarët kanë paguar për një flotë makinash luksoze për të cilat kanë paguar nga 95 mijë deri në 60 mijë euro për makinë. Bashkia e Tiranës siç u dëshmua nga Kryetari i Shoqatës Ndërtuese i shantazhon firmat e ndërtimit, i kërcënon pa asnjë bazë ligjore që nuk do të marrin lejen e ndërtimit po nuk depozituan dherat në incenerator, me një kosto totale prej 40 milionë eurosh. Edhe kur i duhet dheu për të mbushur diçka prapë duhet të shkojnë ta blejnë dheun që kanë depozituar vetë atje. Skemë e pastër vjedhje, skemë e pastër mafioze. Dje u provua se në Agjencinë e Prokurimeve Publike nuk ka asnjë procedurë koncensioni për inceneratorin e Elbasanit, nuk e ekziston, sikur është bërë një shtet tjetër. Doli drejtoresha dhe tha s’ka asnjë procedurë, nuk ka kaluar përmes nesh. Dhe në fakt APP-ja ka njoftuar Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrit se procedura nuk është ligjore dhe prapë se prapë është përgatitur vendimi i Këshillit të Ministrave me 17-të zyrtarë brenda 8 orëve. Ju ftojmë të bëjmë një eksperiment se sa kohë merr të bëjmë një VKM, cila është koha minimale për të përgatitur një VKM. Brenda 8 orëve 17 vendime për një VKM e cila del jashtë ligjit dhe është në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike. Ministri i Financave jep miratimin për t’ia dhënë kompanisë “AlbTec”, negocim pa shpallje, procedurë po kështu në kundërshtim me ligjin. Koncensioni po kështu jepet me negocim pa shpallje ligji nuk e parashikon. Damian Gjiknuri jep koncesionin për 25 vjet për shitje energji ndërkohë e mohon dhe fsheh dokumentet. Asnjë nga inceneratorët nuk ka leje mjedisore. A mund të bëhen të gjitha këto, 4 ministra të përshirë, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit i përfshirë pa dijeni e kryeministrit? Sigurisht që jo!
Koncesioni iu dha një kompanie që nuk ka një ditë përvojë në ndërtim inceneratorësh. Pra, edhe sot që flasim vazhdojnë të paguhen para të shqiptarëve për këtë aferë korruptive. Pyetja që shtohet e do të vazhdojë të shtrohet deri sa përgjigja të zbardhet është një dhe vetëm një dhe nuk ka shqiptarë, në këtë sallë jo e jo, por anë e mbanë Shqipërisë që nuk e di përgjigjen: A ka mundësi të ndodhë e gjitha kjo pa dijeninë, pa miratimin dhe jo pa lyerjen e gishtit, por pa marrjen e të gjithë tepsisë nga i pari i qeverisë Edi Rama?
Presim të kthehet nga zdërhallja e fundit të dalë para komisionit të inceneratorit dhe të na shpjegojë se si qeveria e tij i ka marrë të gjitha këto vendime prapa shpinës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY