Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se vendimi i Parlamentit ishte një proces politik për t’i bërë atij shantazh.
Duke folur në një intervistë në RTSH ai tha se nuk kishte pasur ndonjë emocion të veçantë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la atë në detyrë.
“Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni për çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur të zgjidhej më herët. Kjo zgjatje nuk më ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur për sa kohë nuk kam bërë shkelje as të rënde dhe as të lehte.
Ky ka qene nje proces politik për t’a përdorur si mjet shantazhi ndaj Presidentit. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise”, tha Meta. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/