Mijëra ero dhe 20 persona në pranga, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës

Mijëra ero dhe 20 persona në pranga, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës

64
0
Shares

Një operacion policor që çoi në arrestimin e 20 personave (15 në burg dhe 5 në arrest shtëpie), me kombësi shqiptare dhe italiane. u krye në Milano, raporton Askanews.it.

Hetimi filloi në shtator 2019 kur, fillimisht për një dyqan në Pioltello, një komunë në zonën e Milanos. Policët gjurmuan një sërë personash me origjinë shqiptare, që banonin në disa komuna të zonës së ulët të Bergamos. Kështu, hetimi u përqendrua në një organizatë kriminale, me origjinë shqiptare dhe italiane, aktive në zonën e Brescias, në zonën e ulët të Bergamos dhe në disa zona të Milanos.

Gjatë hetimeve, policia ka kryer 15 arrestime në flagrancë dhe ka sekuestruar 1.4 kg kokainë, afërsisht 14 kg heroinë, 100 kg lëndë prerëse, rreth 17.500 euro cash dhe dy pistoleta gjysmë automatike. Nga kontrollet e shumta u sekuestruan rreth 74 mijë euro cash dhe u arrestua një person për mbajtjen e 700 g. të kokainës. Aktiviteti u krye me ndihmën e agjentëve të Skuadrave Lëvizëse të Bergamos, Brescia, Bolzano, Novara, Rimini, Shtabi i Policisë Varese dhe Departamenti i Parandalimit të Krimit të Lombardisë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY