“Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të...

“Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën”

45
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar sot fatura dhe kontrata përmes të cilave bën të ditur fiktivitetin e shërbimeve që sollën miliona euro shpenzime ose grabitje nga inceneratorët.

Postimi i Kryemadhit:

Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve “veprat” e Edi Ramës!

Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën.

Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.

Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal.

Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit.

E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.

Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme.

Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura.

Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike.

Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve.

Postimi i mëhershëm i Kryemadhit:

Skandaloze! Me urdhër politik, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk u lejua të merrte në pyetje Komisionin e dhënies me Koncesion të inceneratorit të Elbasanit me arsyetimin qesharak: Marrëveshje me SPAK (për ruajtjen e sekretit hetimor).

Minimumi, Komisioni Parlamentar duhej të informohej: A ka mbivendosje Komisioni Hetimor Parlamentar me
SPAK?

Nëse anëtarët e Komisionit kanë lidhur marrëveshje me SPAK, ku është marrëveshja???

Çfarë statusi kanë anëtarët e KOMISIONIT? A kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të informohen nga SPAK kë duhet të marrin në pyetje dhe kë jo ?

Analiza e veprimtarisë apo deklaratat e z. Pëllumb Abeshi, si Kryetar i Komisionit të Dhënies me Koncesion, si dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, do të zbardhnin qartazi për publikun shkeljet e rënda proceduriale, që sipas Kryeministrit Rama nuk ekzistojnë.

Kryetarja e Komisionit duhet të mos kishte lejuar në asnjë moment, heqjen e kamerave që siguronin transparencën për publikun.

Komisioni Hetimor me çfarë duket do të përfundojë thjesht me dëshmitarë që nuk dëshmojnë, apo që nuk do mbajnë mend, se çfarë ka ndodhur.

Për Elbasanin, Fierin, Tiranën, topi tashmë është në fushën e SPAK! Inkurajoj çdo prokuror dhe gjyqtar, që ta shohin të vërtetën siç është, pa marrë parasysh funksionet apo përkatësitë politike të individëve nën hetim.

Ndërkohë, siç e kam bërë në tre kallëzimet penale, shoqëruar me fakte, do vijoj të zbardh pa u ndalur të vërtetën si ka ndodhur, kush e ka lejuar, e kush po përfiton paratë e qytetarëve.

Jam në dispozicion të çdo institucioni, për të dëshmuar me fakte, me prova, me zë e me figurë, të vërtetën e kësaj afere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY