Berisha zbulon skemën për projektin e Portit të Durrësit: Do shtrihet në...

Berisha zbulon skemën për projektin e Portit të Durrësit: Do shtrihet në gjithë bregdetin

52
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha sot në një takim me shoqatën Durrësi se afera që po kryhet në portin e këtij qyteti, mund të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare.

Sipas ti kjo skemë që po zbaton Edi Rama sot me pronat më të çmuara në bregdet, i është ofruar edhe atij kur ka qenë kryeministër por e ka refuzuar.

Berisha tregoi edhe një rast konkret me një biznesmen gjerman i cili u vetë-ofrua me një investim deri në 15 miliard Euro në vitet 2009-20010 por tha se e ktheu mbrapsht pasi kushti ishte që të bëhej një ligj investimesh si ky që ka Rama sot dhe godet pronat e shqiptarëve.

“Thembra e Akilit është se ky skenar mund të shtrihet në këtë formë nga Velipoja deri në kepin e Spillesë. Gjatë viteve 2009-2010 na ofrohet një biznesmen i njohur gjerman, me një ofertë gjigante, 15 miliard dollarë investime.

Unë nuk i refuzoja edhe ata që dukeshin si UFO, që të mos i jepja shkas askujt që Shqipëria po refuzon investimet. Kështu veprova me këtë.

Më tha se aplikimin e këtij ligji e kishte parë në Egjipt ku ishte ndërtuar Marsala. Si përfundim, kur afrohej finalja, ai kërkoi që gjithë bregun e Shqipërisë, të bëja një ligj të investimeve strategjike si të Edi Ramës, që de facto e bën të paqenë pronësinë. I jep dorë qeverisë që të konfiskojë për qëllime strategjike tokat e të gjitha brigjeve të vendit, përfshi edhe liqenet.

I them faleminderit, nuk bëhet. Ai u zemërua, por unë nuk kisha premtuar. I thashë se kjo është jashtë çdo parimi pasi do të thotë se qeveria të bëhet pa qenë pronar i tokave të privatëve.

Ky është ligji i Korporatës së Investimeve Strategjike. U them himariotëve dhe Bregut se po ua marrin tokat, ka gjetur ky disa investitorë grekë. Them që PD në pushtet do e anulojë këtë ligj pasi shkon në kundërshtim me qëndrimin e PD ndaj pronës.

Jam plotësisht dakord që baza ligjore është një ligj që në fakt shkatërron sigurinë juridike të pronës private në tërë Shqipërinë”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY