Meta emëron gjykatësen e 10-të në Gjykatën e Lartë, përshëndet Kim

Meta emëron gjykatësen e 10-të në Gjykatën e Lartë, përshëndet Kim

48
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi emërimin e gjyqtares më të re në Gjykatën e Lartë, Arbena Ahmeti ndërkohë që ky vendim është përshëndetur nga ambasadorja Yuri Kim.

Gjatë një statusi në twitter, Kim kërkon bashkëpunim mes institucioneve për zbatimin e Reformës në Drejtësi për të rritur funksionalitetin në gjyqësor.

Reagimi nga Yuri Kim:
Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Kryesia e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin“.

Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë normalisht.

Arbena Ahmeti është dekretuar nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datën 10 shkurt 2022, ka administruar propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e zonjës Arbena Ahmeti si anëtarja më e re në Gjykatën së Lartë, e cila është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Njoftimi:
Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur për kandidim që prej datës 26.2.2020, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe sot përmes Dekretit nr. 13477, datë 16.02.2022, ka vendosur që:

Zonja Arbena Ahmeti emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY