Deputeti Edmond Spaho ka deklaruar se do të tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, pasi sipas tij opozita pavarësisht dëshirës së mirë, e ka të pamundur që të nxjerrë në dritë fakte, sa kohë që mazhoranca merr vendimet.
Edmond Spaho:
Ngjarja e djeshme ishte një nga më qesharaket që kam përjetuar ndonjëherë, këtu ka deputetë që nuk duhet të jenë pjesë e Komisionit, ka deputetë që kanë lidhje fisnore dhe familjare me persona që po hetohen nga ky insitucion.
Është nënkryetarja e Kuvendit që ka qenë pjesë e vendimmarrjes.
Unë mendoj se këta deputetë duhet të largohen nga komisioni, ligji i konfliktit të interesit këtë përcakton, dhe jo rastin e gazetarit, që ka mbrojtur interesin publik, duke rrezikuar integritetin e tij personal.
Shoh që stafi i komisionit është nën presion politik, rasti i interpretimit të djeshëm të ligjit është skandaloz. Me përjashtim të një portali që shkroi për çështjen e zotit Olldashi, asnjë media tjetër nuk ka pasur kurajon të mbështesë gazetarët, që bëjnë investigime të tilla.
Unë mendoj se ky Komision nuk do të ketë rezultat, pavarësisht përpjekjeve tona për të nxjerrë faktet në dritë, për të informuar publikun për vjedhjet skandaloze që janë bërë në 3 kontrata. Të marrësh në mbrojtje Klodian Zoton, dhe të mos lejosh dëshminë e gazetarit, është skandaloze, nuk e nderojnë këtë komision.
Unë nuk kam për të qenë pjesë e këtij Komisioni, dhe nuk do të jem pjesë e asnjë komisioni, që ndikohet politikisht. Nuk do të jem pjesë e komisioneve nëse nuk ndryshon ligji.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka replikuar me Spahon të cilit i ka kërkuar që të qëndrojë pasi ka besim që Komisioni do të dalë në konkluzione të rëndësishme.
Debati:
Jorida Tabaku: “Ne nuk kemi bërë kompromise me askënd dhe ajo që po bëjmë është që të hedhim dritë në lidhje me këtë çështje, kam qenë unë ajo që kam këmbëngulur që ju të jeni pjesë e këtij komisioni, do të doja që ju të ishit. Unë e kam për herë të parë dhe ju keni drejtuar komisone më herët, me vjën keq që tërhiqeni”
Edmond Spaho: “Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në kërt komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Maxhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni. Mënyra si u soll stafi i kuvendit është bërë bashkë me mashorancën, unë nuk bëhem dot pjesë e këtij bashkimi mes mazhorancës dhe komisionit unë skam por tu bërë”
Tabaku: Nuk e lë këtë komision hetimor të dështojë
Spaho: Unë skam gjë me ju. Uroj që ju të keni
Tabaku: Nuk na intereson sa raporte do të dalin…
Fill më pas ka reaguar selia e PD duke komentiar se largimi i Spahos është një dorë ndihmë për qeverinë.
Deklarata:
Partia e re e Nongratave të shpallur dhe të pashpallur, doli në mbronjte të vjedhjes me aferën e inceneratorëve. Sulmon Komisionin parlamentar
Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.
Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.
Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates.
PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.
Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit! a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/