Gjykata e Posaçme vendos: Nuk do ketë hetime të reja për Llallën

Gjykata e Posaçme vendos: Nuk do ketë hetime të reja për Llallën

31
0
Shares

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për fshehje të pasurisë.

Pushimi i procedimit penal për Adriatik Llallën per fshehje pasurise u bë pasi ishte denuar me 2 vjet burg për të njëjtën vepër penale. Për rrjedhojë nuk lejohet të procedohesh dy hërë për të njëjtin fakt sipas nenit 328 pika 1 gërma “e” të K.Pr.Penale

Apeli i Posaçëm e dënoi Llallën disa muaj më parë me burg për tre vepra penale, përfshirë fshehjen e pasurisë, me dy vite burg, gjithashtu atij iu sekuestruan edhe 11 mijë m2 tokë arë dhe 1 apartament.

Llalla aktualisht ndodhet në Itali, aty ku duket se po zhvillon një betejë të fundit për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg dhënë nga Gjykata e Apelit. Ish-kryeprokurori po mbahet në liri me kusht në Itali. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY