Ndahet nga jeta Kakuja, mikja e gazetarëve dhe motra e Kadaresë

Ndahet nga jeta Kakuja, mikja e gazetarëve dhe motra e Kadaresë

60
0
Shares

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Kadrie Kadare, redaktorja e njohur letrare në disa gazeta në Tiranë, mike e gazetarëve dhe e njohur për mendimin e saj të cliruar nga cdo dogmë.

Ajo ndërkohë është edhe motra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Lajmin e ka ndarë mikesha e saj, autorja Nadire Buzo. “Lamtumirë mikja ime e mirë Kakuja! Eshtë një fenomen Kakuja. E zgjuar e ditur, ekspresive, tepër e këndëshme, rrebele dhe e pakapshme. Po u takove me  Kakunë edhe tre orë të duken si tre minuta”, shkruan ajo ndër të tjera për Kakunë.

Kakuja u nda nga jeta të mërkurën, ndërsa këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit. Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media. E njohur në qarqet e miqve si Kakuja, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”. Ikja e saj vjen një muaj pasi shkrimtari humbi vëllain e tij, dr. Shahin Kadare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY