Ish kryeministri Berisha rikthehet sërish në Durrës në mbështetje të kandidatit demokrat të Shtëpisë së Lirisë për Durrësin, Ardian Muka.
”Të premten, më datë 11 shkurt, ora 17:00, në ambientet e Universitetit UFO prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Z. Ardian Muka. Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit të marrin pjesë!”, njofton Berisha në rrjetet sociale.
Muka është përballë kanditates së PS Emirjana Sako, kryetare aktuale e bashkisë së Durrësit, një notere e vendimeve të Vangjush Dakos. Po ashtu edhe fraksioni i Bashës ka një kandisat për bashkinë, Luan Hotin. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/