Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historiani Erald Kapri: Xhaferr Deva nuk ka lidhje me holokaustin, debati për të dobësuar qeverinë Kurti

09/02/2022
Kapri replikon me Plasarin: Zgjedhjet e 1945 nuk u njohën nga ShBA-të.
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kosova është përfshirë në polemika për figurën e Xhafer Devës pas një deklarate të ambasadorit gjerman që e lidh atë me krimet që kanë kryer nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton ora news.

Gjithçka nisi pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë, e dëmtuar dhe e djegur disa herë.

Historiani dhe studiuesi Erald Kapri në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se diplomati u nxitua në komentet e tij.

Por ai shkon më tej, kur thotë se është një debat i stisur për të dëmtuar qeverinë Kurti.
Kapri: Debati mori një ngjyrë të fortë publike pas komentit të Ambasadorit gjerman që në mendimin tim ka pasur një nxitim dhe nuk është informuar sa duhet për çështjen. Unë e shikoj paksa të stisur dhe politike ndoshta për të dëmtuar qeverinë Kurti. Kemi të bëjmë me një projekt të mbështetur dhe nga institucionet ndërkombëtare për të restauruar një shtëpi që është djegur disa herë, ka disa vlera të veçanta arkitektonike në Mitrovicë. Ka një lajm që ka një stepje por Ministria e Kulturës në Kosovës deklaroi sot jemi duke bashkëpunuar dhe projekti do të vazhdojë para.

Sipas Kaprit, komenti i Ambasadorit është i drejtë për shqetësimin që ngre por nuk është informuar sa duhet për realitetin shqiptar.

Kapri: Xhafer Deva është vërtet një figurë shumë polemiste por fatkeqësisht e pastudiuar sa duhet. Ne në Shqipëri dhe Kosovë çështjen kolaboracionizmit dhe bashkëpunimit nuk e kemi studiuar sa duhet. Në Kosovë ka shumë tema të tjera që nevojitet të diskutohen.

Nuk flitet për vrasjen e Shaban Polluzhës, zhdukjen e Gani Kryeziut që kanë qenë anti-fashistë me mjaft vlerë dhe u zhdukën nga komunistët, por merren me Xhafer Devën, i cili në aktivitetin e vet nuk ka fshehur asgjë. Ai ishte vërtet bashkëpunëtor i gjermanëve, nuk ishte nazist.

Është e gabuar përfshirja e aktivitetit të tij me holokaustin, kjo është më e gabuara te deklarata e Ambasadorit gjerman. Shqipëria është ndër vendet e pakëta në Europë, bashkë me Danimarkën dhe Bullgarinë, që shpëtuan hebrenjtë. Ndryshe nga këto dy vende, Shqipëria shpëtoi dhe 10-fishin e hebrenjve që jetonin në Shqipëri dhe Xhafer Deva ka një kontribut këtu.

Kur flasim për bashkëpunimin me nazistët, bashkëpunimi shqiptar meriton të ketë një vëmendje ndryshe. Në historinë e Shqipërisë nuk ka figurë politike që nuk ka bashkëpunuar me dikë, ka pasur një mbështetje nga një fuqi e huaj apo shtet i huaj. Në rastin e Luftës së Dytë Botërore çështja është tepër komplekse.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë problem me shkëputjen nga kolaboracionizmi, thotë Kapri.

Ndaj dhe sjellja e figurës së Xhafer Devës në mënyrë kaq të mbrapshtë, sipas tij, ka ka një prapavijë tjetër, kryesisht politike, që nuk ka të bëjë shumë me debatin historik. Oea news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.