Ish gjenerali italian i arrestuar, mik me Sekretarin e Përgjithshëm të Ramës

Ish gjenerali italian i arrestuar, mik me Sekretarin e Përgjithshëm të Ramës

90
0
Shares
enegjell agaci lisi

Ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi i cili është arrestuar në Itali ditën e sotme për korrupsion është mik i ngushtë i Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, transmeton Hashtag.

“Lisi e Agaçi janë fqinj në Romë, ku i kanë vilat pranë njëra-tjetrës”, shkruan ky portal.

Lisi është me masën e ‘arrest në shtëpi’, që është firmosur nga gjyqtari.

Ish-Gjenerali ka lidhje të forta me Shqipërinë jo vetëm kur shërbente në Guardia di Financa por edhe pasi doli në pension. Ai ka një shoqatë të regjistruar në Tiranë ndërkohë që zotëron rreth 30 hektarë tokë në një zonë bregdetare në Vlorë. a.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY