Asambleja politike e EPP, Basha: Reformat zgjedhore, territoriale dhe lufta kundër korrupsionit...

Asambleja politike e EPP, Basha: Reformat zgjedhore, territoriale dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritare

35
0
Shares

Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, e cila i zhvilloi punimet online.

Krahas luftës kundër korrupsionit, Lulzim Basha, renditi si prioritete të PD-së, edhe reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
“Ne po fokusojmë të gjithë vëmendjen dhe energjinë tonë për të ecur përpara me reformat që do t’u mundësojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme e një administratë vendore pa konflikte politike. Reformat zgjedhore dhe territoriale, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona kryesore”,- theksoi ndër te tjera Lulzim Basha.

Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, zoti Basha kërkoi që këto kohë të trazuara të jenë nxitëse për Europën, që t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ushtrojë një ndikim më të madh për njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kane bërë dhe përmbylljen e marrëveshjes me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dy vendeve, tu mundësohet anëtarësimi sa më i shpejtë në BE. Zoti Basha theksoi se popujt e rajonit, pa dallim, duan të shohin përpara për të ardhmen e tyre të përbashkët evropiane, dhe të lënë pas të kaluarën tragjike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY