Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha sot se BE çnuk kometon dhe nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të partive politike, pasi u pyrt në lidhje me Berishën dhe pozitën e BE ndaj lëvizjes së tij.
”Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme të partisë, ne nuk kemi ndërhyrë ndonjëherë. Do të vazhdojmë punën tonë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit sidomos me procesin e vettingut”, tha Soreca.
Ndërkohë që ambasadori i BE-së mbajti pothuajse një qëndrim të ngjashëm kur u pyet për dënimin me burg të Saimir Tahirit, për të cilin tha se nuk do të dontë që të komentonte qëndrimin e Gjykatave.
Sipas Sorecës BE ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi, ndërsa përshëndeti zgjatjen e afateve të Vetingut. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/