Berisha: Deputetët do ta lënë vetëm Bashën shumë shpejt. Pakti që është...

Berisha: Deputetët do ta lënë vetëm Bashën shumë shpejt. Pakti që është bërë për votimin e vettingut

86
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë për gazetaren Mirela Milori se deputetët e PD shumë shpejt do të largohen nga Basha.

“Mund të them se një pjesë e dinë që ai i mashtron, një pjesë kanë mbajtur qëndrimet e tyre duke u distancuar prej Bravës, por mund të them se në fund atij mund t’i mbesin dy deputetë, edhe ata janë shumë sepse e dinë që i gënjen”, tha Berisha.

Në vijim Berisha foli edhe për mundësinë e votimit të ndryshimeve kushtetuese për vetingun. Berisha tha se Basha ka bërë një marrëveshje me Ramën për votimin. “Do ikë Pamela dhe do zëvëndësohet me një njeri të Bashës, por që është peng i Ramës”, thq Berisha.

Në lidhje me dosjen e “Nick Muzin”, Berisha tha se Lulzim Basha do të hetohet një ditë nga FBI në Tiranë.

Mister brava është deputeti i vetëm që është me dosje kombëtare dhe ndërkombëtare nga të cilat e siguroj që nuk do të dalë dot me gjithë mbështetjen e fuqishme që ka nga pengmarrësit e tij, sepse dosja Nick Muzin, ajo mbyllet këtu por nuk mbyllet në vendin e madh të lirisë. Atë, FBI do ta hapë në kohën e duhur. Dosja Nick Muzin në Shqipëri në të cilën Lulzim brava po hetohej në larje parash u mbyll nga Edi Rama. Nuk mbyllet ajo dosje sepse ka firmosur vetëm njëri prokuror, s’ka firmosur tjetri”, tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY