Ish-Kryeministri Berisha tha sonte në një intervistë për Klan News se, Rama po kërkon shkarkimin e Metës si President për t’ia bërë dhuratë Bashës. “Këtë skemë ma kanë paraqitur mua kohë më parë zëra ndërkombëtarë, por e kam refuzuar”, tha Berisha.
Berisha tha se, qëllimi final ishte që Lulzim Basha të bëhej president. “Rama rrëmbeu zgjedhjet, tani do rrëmbejë postin e presidentit për Lul Bravën. Është pyetur edhe Sali Berisha për këtë, si e vlerëson. Kam qenë kategorik. Më kanë pyetur njerëz të rëndësishëm. Zëra ndërkombëtarë.
Jam përpjekur të shpjegoj se çfarë pasojash do kishte kjo. E tëra kjo bëhej për të vendosur në krye, simbolin e të gjitha ligësive në politike. E gjitha kjo bëhej, që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Sigurisht që zëri im ishte i fuqishëm kundër tij.
Lul Brava hapi fjalë, që është krejtësisht e paimagjinueshme, se Rama do bëhet president dhe unë kryeministër. Këto ishin fantazira. Qëllimi i vërtetë ka qenë emërimi i Lul Bravës. Edhe Ramës i konvenonte kjo gjë”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/