KAS rrëzon kërkesën e Bashës për përjashtimin e Shtëpisë së Lirisë nga...

KAS rrëzon kërkesën e Bashës për përjashtimin e Shtëpisë së Lirisë nga zgjedhjet

40
0
Shares

KAS rrëzoi ankimimin e PD-së për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” në mbledhjen e sotme teksa vendosi që të mos e marrë fare parasysh ankimimin e PD-së.

Përfaqësuesi i PD në KQZ kërkonte që koalicioni me dy parti LSI-PDK të mos regjistrohej fare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

“Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet  e formes dhe te permbajtjes se kerkeses ankimore nr.2.

KAS vendosi mos kalimin per shqyrtim te kerkeses ankimore”, thuhet në vendimin e KAS.

Ishte KQZ ajo që vendosi fillimisht përjashtimin e Komisionit të Rithemelimit nga koalicioni Shtëpia e Lirisë, sa kohë që ky grupim nuk ka qenë i regjistruar si subjekt politik.

PD pretendonte se koalicioni nuk duhej të regjistrohej, pasi në prezantimin e kandidatëve, kishin përdorur logo dhe simbole të ngjashme me ato të kësaj force politike, duke krijuar konfunzion te votuesit.

Në finale, KQZ miratoi koalicionin me dy parti, ku LSI dhe PDK do të jenë si parti në përbërje, ndërkohë që kandidatët për 6 bashkitë janë prezantuar më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe janë zgjedhur nga vetë anëtarësia e PD-së. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY