Fëmijë të 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit te zyra e Ramës: Xhaxhi...

Fëmijë të 5 Majit, Laprakës e Paskuqanit te zyra e Ramës: Xhaxhi Edi mos na prish shtëpitë

69
0
Shares

Disa qindra banorë të Laprakës, ‘5 maj-it” dhe Paskuqanit në Tiranë protestuan sot para kryeministrisë kundër shembjes së shtëpive të tyre.

Ata thanë se ky është paralajmërimi i fundit për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj pasi do i mbrojnë deri në fund pronat e tyre.

Disa fëmijë bënë thirrje kryeministrit Rama të mos iu prishen shtëpitë.

“Është hera e fundit që e paralajmërojmë, jetojmë në terror Do na vijnë sot e do na vijnë nesër. Ne si diversanta jo si popull, shtëpinë e jetën po kërkojmë. Edhe babi im të ishte do I dilja kundër, cfarë ëhstë ky njeri pa ndjenja e pa karakter?
Fiks si skutha si lapera, kur janë votat. Ku është zëri I popullit në parlament, unë nuk shikoj n jë që të dalë e të flasë për ne. E kam të palegalizuar se më kanë kërkuar 5 mijë euro. Kam ardh para 25 vitesh”, tha njëri prej banorëve.

Një grup fëmijësh u rreshtuan përpara zyrës së kryeministrit që të mos u prishin shtëpitë ndlrsa thirrën ‘xhaxhi Edi mos na prish shtëpitë’. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY