Bashkia nuk bëri konsultim publik, ndryshoi projektin për Unazën te Kodra e...

Bashkia nuk bëri konsultim publik, ndryshoi projektin për Unazën te Kodra e Priftit

54
0
Shares

Banorët e zonës “Kodra e Priftit” në Tiranë janë në protestë ditën e sotme pasi bashkia ka ndryshuar projektin filestar të ‘Unazës së Madhe’.

Ata thonë se ndër vite kanë bërë kërkesë për legalizimin e pronave dhe se Bashkia u ka garantuar se ato nuk do të preken nga asnjë projekt ndërsa do tu bashkohen dhe protestave të banorëve të “5 majit”.

Banori: Kam letrën personale, me 26 shkurt vitin e shkuar pas kërkesës për legalizim shkruhet se nuk preket nga asnjë projekt. Edhe bashkia pati thënë të njëjtën gjë. Në radhë të parë, këtë personin që ka firmosur këtu do të shkojë para drejtësisë, nesër do bëj kallëzimin në polici, pse më ka mashtruar? Kërkojmë rikthimin e projektit fillestar të ‘Unazës së Madhe’. Kur vjen momenti i zgjedhjeve na mbushin me premtime.

Ne na ka shkuar aty ku nuk mban më, do dalim në protestë bashkë me banorët e ‘5 maj’ e do bëjmë cdo gjë për të drejtën tonë.

Nuk është respektuar ligji për konsultimin publik, ata nuk janë njoftuar për mënyrën se si një numër i konsiderueshëm banesash do i nënshtrohet prishjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY