Ish-kryeministri Sali Berusha prezantoi sot në Sukth Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës për zgjedhjet e 6 marsit.
Në fjalën e tij Muka tha se do bëjë çdo gjë për tju kthyer durrsakëve atë që u takon dhe se bravat janë pjesë e së shkuarës.
“Ju falenderoj miqtë e mi për këtë pjesmarrje masive në këtë festë të shpirtit demokrat, ku të gjithë jemi bërë bashkë.
Dajret apo bravat janë e shkuara! Ne nuk do ti shmangemi realitetit dhe dua tu kthej Durrësin atyre që u takon, atyre që e shohin pushtetin nga lart poshtë. Duhet të marrim në dorë fatet tona. Poshtë pushteti dhe rroftë qyteti!”, tha Muka.
Ndërsa ish kryeministri Berisha tha se Durrësi 3 mijëvjeçar nuk e meriton këtë qeverisje.
”Të tillë janë durrsakët, njerëz të mrekullueshëm të cilët bëjnë gjithcka për një jetë dinjitoze porn ë 8 vitet e fundit, një qeverisje që varfëron dhe nuk begaton vendin e qytetarët e tij. Durrësi kurrë nuk e meriton këtë qeveri. Gradualisht ambiciet e saj për Durrësin kaluan cdo parashikim. Në mënyrën më të papërgjegjshme pas një sage të aferës korruptive më të madhe në Europë duke prekur 12 mijë familje që ushqeheshin me rroga në port, për të shtruar në një zonë ndërtimesh.
Për Edvinin dhe Lul Ramën, larjen e miliarda parave droge, shikoni cfarë janë në gjendje ti bëjnë qytetit, ti presin si me sëpatë 3 mijë vite histori”, deklaroi Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/