https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1058758838020861/
PD publikon videomessazhin përmes të cilit sulmon kandidatin e Rithemelimit në Dibër, Premtim Kryemadhi. Ky i fundit është një anëtar i vjetër i PD dhe në 2005 ishte drejtor arsimi për qarkun i emëruar nga PD.
Kandidatët e shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, thuhet në një tekst që shoqëron videon.
Komenti i selisë:
Kandidatët e shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, ata përfaqësojnë të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë.
Dibranët e dinë mirë se si Edi Rama dhe banda e tij me shantazhe e blerje votash u mori bashkinë në 2016-ën. Prokurorja që nuk i hetoi Ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës është pikërisht gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, Përparim Kryemadhit.
Berisha & Meta po i poshtërojnë dibranët duket sjellë si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi as dosjen e shitblerjes së votave nga socialistët dhe 300 kallëzime penale të bëra nga qytetarët dibranë, të cilët presin drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/