Rikthehet komisioni hetimor për incineratorët. PD fitoi të drejtën e mohuar për të thirrur dëshmitar Edi Ramën dhe bashëpunëtorët e tij për vjedhjen 430 milion euro, tha deputetja Jorida Tabaku.
Deklarata e Tabakut:
Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve.
Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision.
Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!
Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.
Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.
Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.
Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.
Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/