Selia e PD prezanton në Durrës Luan Hotin për kryetar bashkie bë garën e 6 marsit.
Por prezantimin e ka bërë Grida Duma e cila u votua më pak në gjithë historinë e votimeve nga qytetarët durrsakë në viton 2015. Ajo pati një diferencë prej 15 mijë votash me Vangjush Dakon edhe pse ky i fundit konkuronte për mandatin e tretë dhe ishte nën një sulm të madh të opozitës.
As Gjekmarkaj që po ashtu ishte në prezantim nuk mund të zbehë tersin e Gridës që e ndjek që nga 2015 , pasi edhe në Kavajë në 2021 mori më pak se demokratët në zgjedhjet e mëhershme.
Hoti, i cili mban edhe postin e kreut të komanduar të degës lokale u shpreh se ndihej i privilegjuar nga besimi që i kanë ofruar të gjitha strukturat dhe njëkohësisht premtoi se më 6 mars bashkia do t’u rikthehet qytetarëve.
“Ndihem i privilegjuar që më besuat unanimisht këtë detyrë kaq të respektuar, për të drejtuar bashkinë e qytetit tonë. Kam besimin e plotë që duke e njohur mirë që nga baza deri tek kjo kryesi të gjithë familjen tonë politike të Partisë Demokratike, të gjithë së bashku më 6 Mars do të jemi fitues të kësaj bashkie. Fillojmë fushatën tonë për ta kthyer bashkinë në shërbim të këtij qyteti kaq të bukur turistik, nga më të mirët në rajon, pasi gjendja e këtij qyteti tashmë dihet”, tha kandidati për kreun e Bashkisë së Durrësit, Luan Hoti.
Për nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj, përzgjedhja e Hotit për garën e 6 marsit, është përzgjedhja më e mirë, sepse vetëm kështu Durrësi do të shpëtojë nga kthetrat e mafias së betonit, për t’u kthyer në një bashki të qytetarëve dhe për qytetarët. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/