Lulzim Basha ka përshëndetur arrestimin e Saimir Tahirit ndërsa ka theksuar se PD ka denoncuar vazhdimisht lidhjet e Tahirit me kultivimin e drogës në Shqipëri.
Do ishte më e ndershme që Basha dhe zyrtarët afër tij të përshëndesnin gazezarin Basir Çollaku që zbuloi i pari lidhjet kriminale të ministrit përmes një interviste me ish oficerin e antidrogës Dritan Zaganin.
Çollaku e nisi betejën e tij nga rruga di gazetar i lirë, pa një rrogë askund në dhjetra mediat e Tiranës për ti bërë një nder të madh vendit, qytetarëve por edhe opozitës që mbajti si flamur atë që zbuloi Çollaku.
Deklarata e Bashës:
Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Basha: U vërtetuan akuzat e PD. Dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama
Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën! r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/