KLP zgjedh drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, nuk zbardh arsyet e pikëve...

KLP zgjedh drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, nuk zbardh arsyet e pikëve që mori secili nga 2 kandidatët

46
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi sot drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë mes dy kabdidaturave ndërkohë që nuk shpjegoi arsyet e pikëve që mori secili në garën brenda KLP.

Dy kandidatët e kualifikuar në këtë faze, ishin Albert Kuliçi dhe Aurel Zarka, të cilët kishin kaluar me sukses verifikimin e pasurisë dhe figurës.

Kandidatët paraqitën platformën e tyre përpara Këshillit dhe në përfundim të secilit prezantim, ata iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra nga anëtarët e tij. Në përfundim të prezantimeve respektive, Këshilli u tërhoq për të vazhduar më tej me procesin e pikëzimit dhe të votimit, për të miratuar më pas vendimin për renditjen e kandidatëve.

Pas vlerësimit të 2 kandidatëve-prokurorë, Këshilli vendosi renditjen e kandidatëve, si vijon: z. Aurel Zarka ( 218 pikë); z. Albert Kuliçi ( 178 pikë), duke u zgjedhur drejtues i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY