TIRANË/ Nxori pistoletën e qëlloi mbi pronarin e hotelit, djali dhe vajza...

TIRANË/ Nxori pistoletën e qëlloi mbi pronarin e hotelit, djali dhe vajza në pranga, 2 në kërkim

70
0
Shares

Një i ri në Tiranë, Ervin Selita tentoi të vriste sot nje nga pronaret e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi pas një konflikti për zbatimin e rregullave.

Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte ne hotel me një vajze pa i dhene karten e identitetit dhe konflikti vijoi me pas me nje nga pronaret e hotelit.

Policia shpalli në kërkim Xhuliano Selita dhe Erjon Mici, shoket e shtetasit Ervin Selita qe i erdhen ne ndihme gjate konfliktit dhe me pas fshehen armen me te cilen ky qelloi per te vare pronarin e hotelit.

Detajet e policisë:

Policia e Tiranës parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.

Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY