Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nxori në emisionin “Opinion” SMS-të që i dërgonte Bashës në fushatë kundër Gazmend Bardhit.
“Ky kandidati i PD në Prrenjas është ulur me Ballën dhe bën thirrje votoni PD, vetëm LSI mos votoni. Edhe në Gramsh bashkëpunuan kandidatët e PD me PS, ngaqë ka Taulanti personale me LSI-në. Kandidatët të mos futen në luftën mes LSI dhe PS. Thuaja Gazit! Atij nuk i punon truri. I kam thënë 100 herë” – lexoi Kryemadhi SMS-në që kishte marrë nga baza dhe që ia kishte përcjellë Bashës.
“Basha më mori në telefon; “E qartë, flas unë me Gazin!” – ishte përgjigjja e Bashës sipas kryetares së LSI-së në emisionin Opinion në tv Klan. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/