Berisha zbulon emrin e koalicionit dhe partitë e përfshira. Prezantohen 6 kandidatët

Berisha zbulon emrin e koalicionit dhe partitë e përfshira. Prezantohen 6 kandidatët

80
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha zbuloi sot emrin e koalicionit për zgjedhjet e pjeshme lokale ndërsa prezantoi 6 kandidatët e zgjedhur nga primaret e djeshme në PD.

Berisha tha gjatë një konference për shtyp në Tiranë se koalicioni do të jetë me LSI-në dhe partitë e tjera.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se ky koalicion do të ketë edhe logon e personalizuar siç ndodh zakonisht në zgjedhje.

“‘Shtëpia e Lirisë’ do të quhet emri i koalicionit me LSI-në dhe partitë e tjera, gjithashtu ky koalicion do të ketë logon e vet. Kjo është normale në çdo koalicion logoja nuk është e partisë por e koalicionit. Por e them këtu ai është një konfiskim nga narko-shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë gjë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se Edi Rama konfiskoi logon e Partisë Demokratike me banditë e banda ndërsa konfirmoi se do jetë në koalicion me LSI-në për të bërë të mundur dhe regjistrimin si subjekt në këto zgjedhje.
“Ne e konsiderojmë të konfiskuar logon dhe qëllimi më madhor ishte që ne mos të merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë marrëveshje me një koalicion përputhje me ligjin, dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logoja që çdo shqiptar e ka të qartë që logon tonë e ka konfiskuar Edi Rama dhe nuk i pengon që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe mbështetësve të partisë.

Lulzim Basha është peng i Edvin Ramës dhe natyrisht siç blindoi në mënyrën më skandaloze selinë e PD-së, siç mori për mbrojtje vrasës trafikant dhe bandit ai vazhdon të zbatojë porositë e tij, por unë kam besim të anëtarët e PD-së që do ti përgjigjen këtyre qëllimeve të peng Bashës me injorim të plotë dhe total dhe do të votojnë së bashkë për kandidatët e votës së lirë, dinjitetit qyteti.

LSI është padiskutim është pjesë e këtij koalicioni, ne po shohim modalitetet. Po negociojmë dhe me parti të tjera por po punohet për çështje teknike për mundësinë e bashkëpunimit sipas ligjit zgjedhor”, u shpreh Berisha.

Berisha foli dhe për primaret, që sipas tij ishin risi për PD dhe Shqipërinë, ndërsa tha se ato u realizuan në kohë rekord.

Sipas Berishës në zgjedhjet e ardhshme, për kandidatët që do të garojnë qoftë në zgjedhjet lokale, qoftë në ato parlamentare do të votojnë dhe mbështetësit, jo vetëm anëtarët e PD.

“Hapi që do bëhet do jetë përsëri cilësor pasi në çdo primare përveç për zgjedhjen e kryetarëve të degëvë do të votojnë dhe mbështetësit dhe simpatizantët tanë. PD nuk mund tu garantojë shqiptarëve votën e lirë nëse nuk respketon votën e lirë brenda vetes së saj”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY