Humb jetën nga covid mjeku anestezist reanimator, dhimbje tek familja e miqtë

Humb jetën nga covid mjeku anestezist reanimator, dhimbje tek familja e miqtë

131
0
Shares

Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, mjeku i njohur anestezist-reanimator Viktor Kotani.

Ministria e Shëndetësisë dhe miqtë, kolegët e të afërmit e tij, kanë reaguar në lidhje me vdekjen e anestezistit duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.

“Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, si profesionist i zoti, gjithnjë i kujdesshëm me pacientët dhe miqësor me të gjithë stafin në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit. 
U prehsh në paqe”, thuhet në postimin e ministrisë.

Postimi i Tritan Shehut:

Me nje hidherim te pa mase mesova lajmin e ndarjes nga kjo jete te kolegut tim, mikut tim, anestezist-reanimatorit te afte, te pa pertuar, te paharuarit Dr.Viktor Kotani.
Me Viktorin kam ndare shume e shume vite pune, bashkepunim, perpjekje te perbashketa ne Salllen e operacionit e ambjentet e Terapise Intensive, te Spitalit Ushtarak, Qendres se Traumes, etj.
Gjithemone me kujtohet ashtu si ai ishte, i qete, i sakte ne veprimet e tij, i qeshur e miqesor, i gatshem per te degjuar e pranuar mendimet e sygjerimet e ndryshme, megjithe eksperiencen shume te pasur ne profesion.
Me vdekjen e tij ne humbin nje koleg e mik te vyer, familja njeriun me te dashur, Sherbimi e Shoqata e jone nje specialist shume te kualifikuar.
Ngushellime te gjitheve.
Do ta kujtojme gjithemone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY