Ish kryeministri Berisha është pritur me entusiazëm të madh nga demokratët në Vaun e Dejës, ndërsa që në fillim theksoi rëndësisë e “primareve” që po mbahen në ditët e sotme në degët e PD në 6 bashki të vendit.
”Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD por dhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodërm, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidaten apo kandidatin për qytetar të parë. Unë mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë, u zotuam se do rikthenim votën e lirë.
Sot ajo po ushtrohet nga mijëra demorkatë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe këshilltarët, deputetët dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika e emërimeve nga lart dhe zarfeve me euro për të fituar këtë emërim”, theksoi Berisha.
Ish kryeministri Berisha tha në vijim se ambasadorja amerikane Kim nuk mbështet Bashën por Ramën dhe Basha është komod për këtë të fundit.
nuk la pa përmendur edhe ambasadoren e SHBA-ve, për të cilën tha se fliste vetëm për ish-zyrtarë dhe jo për politikanë të cilët aktualisht kanë funksione të larta në vend.
Ndër të tjera, Berisha përmendi Reformën e dështuar në Drejtësi dhe mbi kanabizimin e vendit, duke thënë se ambasadorja nuk tha asgjë lidhur me këto lloj shkeljesh vetëm për faktin se kryeministri Edi Rama ishte mik i filantropit George Soros.
”Lul Brava firmosi që për të mos shkuar në burg për krimin e kryer, pastrim parash me Muzin, të largojë Sali Berishën nga politika.
Pyesim pak këtë zonjë dhe paraardhësin e saj. Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë nga konispoli në Vermosh dhe nuk thatë një fajlë kundër qeverisë. Si ka mundësi kur prokuroria italiane solli dosjet i krahasuat me ato dosjet e komunizmit? Si ka mundësi që nga Shqipëria ikin investitorë të huaj dhe nuk thoni një fjalë? Si ka mundësi që nga ky vend ikin me qindra mijëra qytetarë dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës? Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni Reformën e dështuar në Drejtësi? Si ka mundësi të mbështesni një person që kaloi nga humbja në humbje? Mos mendoni se mbështesin Lulzim Bravën. Jo! Ata mbështesin Edi Ramën i cili është mik i George Soros. E pamë sesi natën e 25 prillit, zonja shkoi dhe uroi kreun e KQZ për zgjedhje, të cilat ishin më të këqijat në historinë e vendit”, theksoi Berisha.
Duke folur për projektin e Durrësit Berisha tha se investitori arab është biznesmen i madh por edhe mashtrues i madh. Berisha e argumentoi me një projekt që biznesmeni arab kishte ndërmarrë në Beogad.
”Edi Rama arriti të marrë peng Lulzim Bravën me aferën korruptive, 800 mijë metra katrorë në portin e Durrësit i janë dhënë gjoja një arabi, i cili është biznesmen i madh por kaq i madh edhe si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd për të investuar 4 miliard euro, ka investuar pas 10 vitesh gjithsej 24 milionë euro. E vërteta është se e kanë marrë Rama dhe Lulzim Brava portin e Durrësit. Rezulton se menaxheri i kompanisë së Mianmarit në Shqipëri është i njëjti menaxher tek kompania e Lul Bravës”, tha ndër të tjera Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/