RTSH ka cuditur sot teksa ka publikuar një lajm lidhur me ‘non gratan’ e Berishës teksa ka pyetur DASH nëse është një vendim i kthyeshëm shpallja non grata nga Departamenti i Shtetit. Prej 25 vitesh ky tv nuk ka publikuar më shumë se lajme protokollare, kështu që publikimi i një lajmi pasi kanë bërë pyetje mund të hyjë më hostorinë e RTSH.
Por edhe këtë lajm nul e lë të jetë siç është përgjigja por e kthen ashtu sic mund të përdoret.
Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të penalizuar nga Departamenti i Thesarit.
Është e cuditshme se Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit dhe jo redaksia e lajmeve, ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtete e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?
Në përgjigjen e tij një zëdhënës i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë.
“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.
Pra zëdhënësi nuk është shprehur në lidhje me faktin nëse ka raste apo është i mundur anulimi, por veçse thekson se ‘non grata’ nuk është i kufizuar në kohë.
“Z. Berisha nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) mbështeten në autoritete të ndryshme. Për një përgjigje lidhur me to, mund të drejtoheni tek OFAC për informacion rreth vendimeve të tyre” tha zëdhënësi.
RTSH si kanal publik ka manipuluar edhe përgjigjen nga DASH duke shkruar gjera që nuk i ka thënë si më poshtë:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/