Selia e PD zemërohet nga primaret: Nuk janë kandidatë të PD

Selia e PD zemërohet nga primaret: Nuk janë kandidatë të PD

85
0
Shares

Selia e PD ka reaguar ashpër pas publikimit të emrave që do garojnë në primaret e së dielës për të qënë kandidatë për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

“Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike. As ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me PD”, thotë deklarata e selisë e cila ende pronëson vulën dhe zyrat e partisë.

Deklarata e zemëruar:

Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY