SHÇBA, operacion kundër lojërave të fatit. 1 shtetas i arrestuar, 4 në kërkim si dhe 3 punonjës policie procedohen në gjenje të lirë.
Pas kontrolleve të kryera në disa ambiente ku janë gjetur sasi vlerash monetare, njësi kompjuterike, televizorë dhe pajisje të tjera për ushtrimin e veprimtarisë të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, SHÇBA referoi materiale shtesë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në gjendje të lirë për 3 punonjës policie:
– S.H., 63 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Devoll;
– P.A., 62 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë, Bashkia Pustec;
– A.P., 61 vjeç, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Korçë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale pas kontrolleve të kryera në këto ambiente, u arrestua në flagrancë shtetasi B.J., 43 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
U shpallën në kërkim 4 shtetas:
– M.P., 41 vjeç, për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”;
– A.T., 33 vjeç, lidhje bashkëpunuese në aktivitetin e lojrave të fatit me shtetasin M.P. dhe i dyshuar për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”;
– I.Ç., 24 vjeç, i dyshuar për veprat penale, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
– P.M., 55 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë vazhdojnë veprimet proceduriale për dokumentimin me prova ligjore në lidhje me përfshirjen e punonjësve të policisë së DVP Korçë, si dhe të shtetasve të lartpërmendur në këtë aktivitet të paligjshëm.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/